Showbiz

Nudo dhe me këmbët vertikal, vajza e Ornella Muti-t skandalizon publikun (FOTO)

Naike Rivelli, e bija e Ornella Muti-t ka publikuar një foto në Instagram, që është e destinuar të shkaktojë skandal dhe t'i bëjë njerëzit të flasin.
Featured image of article: Nudo dhe me këmbët vertikal, vajza e Ornella Muti-t skandalizon publikun (FOTO) Naike Rivelli, vajza e Ornella Muti-t.

ITALI– Fotot artistike që realizon Naike Rivelli, e bija e Ornella Mutit kanë shfaqur reagime të shumta. Me këmbët lart dhe lakuriq ajo ka postuar disa foto në profilin e saj në Instagram që kanë shokuar ndjekësit.

Naike e ka justifikuar paraqitjen e saj të pazakontë si një ekspresion artistik, megjithatë shumë pak mund ta kuptojnë artin e saj.

Sidoqoftë, fotografia e fundit  ka nxitur jo pak diskutime në rrjet. Naike Rivelli, ka specifikuar në mënyrë të përsëritur se si postimet e saj, nganjëherë “të ekzagjeruara” në të vërtetë janë manifestime artistike. Një mënyrë personale kjo e vajzës së Ornella Muti-t, për të parë botën dhe për të sfiduar klishet.

E pazakontë dhe pa pikë kompleksi, Naike kurrë nuk ka hezituar të tregojë trupin e saj të zhveshur, shpesh duke marrë pozicione erotike.

Gjysmë e zhveshur dhe me këmbët e ngritura vertikale vetëm me të brendshme ose edhe pa to, ja fotot që ndezën rrjetin, të vajzës së Ornella Muti-t.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment