Bota

Notoi përmes ujëvarës së Niagarës për t’i shpëtuar dëbimit nga Kanadaja, 27-vjeçari shqiptar u “tradhëtua” nga një telefonatë

Një i ri shqiptar është prangosur nga policia në Lewiston të Shteteve të Bashkuara. Në tentativë për t’iu shmangur dëbimit, 27-vjeçari përshkoi një pjesë të lumit ku ndodhet ujëvara e famshme, Niagara.
Featured image of article: Notoi përmes ujëvarës së Niagarës për t’i shpëtuar dëbimit nga Kanadaja, 27-vjeçari shqiptar u “tradhëtua” nga një telefonatë Ujëvarat e Niagarës
Përditësuar:

SHBA- Një i riu shqiptar është arrestuar nga policia amerikane pasi tentoi që t’i shpëtonte dëbimit nga Kanadaja.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin, Robert Kutaj, i cili ishte dëbuar nga shteti kanadez, e së shpejti do kthehej në atdhe.

Në tentativë për t’iu shmangur dëbimit, 27-vjeçari përshkoi një pjesë të lumit ku ndodhet ujëvara e famshme, Niagara.

Mediat lokale bëjnë me dije se rreth orës 11:45 minuta të darkës më 3 gusht, Kutaj kishte kaluar nëpër oborrin e shtëpisë së një banori vendas duke mbajtur mbi shpinë një çantë të papërshkueshëm nga uji, pasi kishte dalë i lagur nga brigjet e lumit.

I riu shqiptar kishte pyetur banorin se “ku ishte rruga”, si dhe ku ndodhej restoranti Brickyard, ndërsa ky i fundit e spiunoi në Polici.

Menjëherë, policia e Leëiston është mobilizuar dhe ka gjetur të dyshuarin brenda në Brickyard.

(a.f/dosja.al)

Shto Koment