RajoniShowbiz

Notis Sfakianakis përballet me trupën gjykuese! U prit të kërkonte falje, avokati i tij mohoi akuzat për përdorim kokaine: Askush nuk e di se çfarë u gjet…. Merret vendimi nga Gjykata greke

Këngëtari i njohur, përfundoi pas hekurave pasi u arrestua me 29 nentor nga policia. Këngëtari u kap me armë zjarri dhe dy gramë kokainë në makinën e tij luksoze “Range Rover”. Ai pritet te dale serish diten e sotme para gjykates.
Featured image of article: Notis Sfakianakis përballet me trupën gjykuese! U prit të kërkonte falje, avokati i tij mohoi akuzat për përdorim kokaine: Askush nuk e di se çfarë u gjet…. Merret vendimi nga Gjykata greke Notis Sfakianakis

GREQI– Gjykata greke ka vendosur që të shtyjë sërish gjyqin për këngëtarin e njohur grek Notis Sfakianakis. Ai u prit që të dilte sot në gjykatë për të kërkuar falje për akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Notis u paraqit para prokurororisë edhe ditën e hënë, aty ku u dha vendimi që seanca të shtyhej me kërkesë të avokatit të tij, Alexis Kougia.

Ky i fundit ka thënë për median greke ‘Open Tv’ mëngjesin e sotëm se:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pse të gjithë flasin për kokainën? Askush nuk e di se çfarë u gjet … Pse policia po bën këto rrjedhje? Si i njeh një oficer policie detajet e çështjes? ” deklaroi avokati në lidhje me informacionet që kanë dalë në media për kokainën që u gjet gjatë arrestimit të Notis.

Këngëtari i njohur, përfundoi pas hekurave pasi u arrestua me 29 nentor nga policia. Këngëtari u kap me armë zjarri dhe dy gramë kokainë në makinën e tij luksoze “Range Rover”.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment