Bota

“Lufta do të ishte katastrofike”/ Joe Biden bisedon për herë të parë me Presidentin kinez: Ndava shqetësimet e mia në lidhje me praktikat ekonomike të Pekinit dhe me abuzimet e të drejtave të njeriut

The Guardian shkruan se gjatë telefonatës mes tyre Xi mbrojti të gjitha politikat e Kinës pasi i quajti ato çështje të sovranitetit, por gjithashtu i tha se një përballje mes të dy vendeve do të ishte një katasrtofë e vërtet.   
Featured image of article: “Lufta do të ishte katastrofike”/ Joe Biden bisedon për herë të parë me Presidentin kinez: Ndava shqetësimet e mia në lidhje me praktikat ekonomike të Pekinit dhe me abuzimet e të drejtave të njeriut Joe Biden dhe Xi Jinping

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka biseduar për herë të parë me Presidentin kinez Xi Jinping që nga marrja e detyrës. The Guardian shkruan se gjatë telefonatës mes tyre Xi mbrojti të gjitha politikat e Kinës pasi i quajti ato çështje të sovranitetit, por gjithashtu i tha se një përballje mes të dy vendeve do të ishte një katasrtofë e vërtet.

Ndërsa Biden tha se gjatë telefonatës e uroi presidentin Xi për vitin e ri hënor, si dhe gjithashtu ndau disa shqetësime në lidhje me politikat e Pekinit.

“Unë fola sot me Presidentin Xi për t’i ofruar urime të mira popullit kinez për vitin e ri hënor. Unë gjithashtu ndava shqetësime në lidhje me praktikat ekonomike të Pekinit, abuzimet e të drejtave të njeriut. Unë i thashë atij se do të punoj me Kinën kur të përfitojë edhe populli amerikan,” tha Biden.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dyja këto shtete nuk kanë pasur marrëdhenie të mira pasi kanë hedhur shumë akuza drejt njëra-tjetrës në fusha të ndryshme, ndërkohë që marrëdhëniet mes tyre u përkeqësuan më shumë në momentin e shpërthimit të Covid-19.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment