Sport

“Normal që ndihem i zhgënjyer”, barazimi me Tiranën, presidenti i Partizanit Gaz Demi ul presionin para Teutës: Ndeshja e jetës?! Kujt jete, do humb lekët atë ditë?!

Gaz Demi, foli menjëherë pas barazimit 0-0 në derbin mes Partizanit dhe Tiranës, të vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.
Featured image of article: “Normal që ndihem i zhgënjyer”, barazimi me Tiranën, presidenti i Partizanit Gaz Demi ul presionin para Teutës: Ndeshja e jetës?! Kujt jete, do humb lekët atë ditë?! Gaz Demi

TIRANË-Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, foli menjëherë pas barazimit 0-0 në derbin mes Partizanit dhe Tiranës, të vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.

“Normal që ndihem i zhgënjyer. I kishim rastet për të shënuar, por nuk e bëmë. Ka edhe 3 ndeshje, për deri sa Tirana luan për titull, edhe ne luajmë. Ore thonë që luan Tirana për titull.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndeshja e jetës me Teutën? Kujt jete? Do humb lekët atë ditë?! Të luftojnë si ndeshja e radhës. Ka dhe 3 ndeshje”, u shpreh shkurtimisht Demi për mediat.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment