Politike

Nora Malaj shkruan për Ramën: Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik të ha munë…në fakt e kam shok fëmijërie

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malaj shkruan se Ramën e ka tradhëtuar gjuha e trupit përballë gazetarëve dhe se u soll me arrogancë ndaj tyre. Ish-deputetja shkruan gjithashtu se dikur Shqipëria kishte burra të mëdhenj, ndërsa sot, burrat maten me gjatësi, referuar shprehjes që përdori kryeministri se është ‘dy metra i gjatë’.
Featured image of article: Nora Malaj shkruan për Ramën: Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik të ha munë…në fakt e kam shok fëmijërie Edi Rama dhe Nora Malaj

TIRANË– Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj e ka përshkruar si një dështim përballjen e kryeministrit Ed iRama, që një natë më parë ishte në “Opinion” me gazetarët Robert Rakipllari, Armand Shkullaku dhe Fatjona Mejdini. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malaj shkruan se Ramën e ka tradhëtuar gjuha e trupit përballë gazetarëve dhe se u soll me arrogancë ndaj tyre. Ish-deputetja shkruan gjithashtu se dikur Shqipëria kishte burra të mëdhenj, ndërsa sot, burrat maten me gjatësi, referuar shprehjes që përdori kryeministri se është ‘dy metra i gjatë’.

Në fund, Malaj shton se përballja e kryeministrit i ka kujtuar vargjet e Dritëro Agollit: Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha munë

Postimi i plotë i Nora Malajt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur gazetarët të hedhin në knoc doën ! E filloi dhe e përfundoi me një gjuhë fyese , denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët . Intimido, fyeu e shau, cilindo që i erdhi ndërmend . Nuk kurse zotin Rakipllari, që me qytetari u mundua të krijonte dialog, po çmendaraku nuk hante llogjikë, nuk kurseu zonjushën gazetare që me stil dhe shumë mençuri e  tepër e përmbajtur, “gëlltiti “gjuhën seksiste dhe arrogante të çmendarakut dhe përballoj me kurajo e qetësi logoren e tij pa argument. Nuk mundi ta përballoj dot dhe gjuha e trupit e tradhtoj në përballjen me Z. Shullaku . Dhe as miqësia me zotin Vangjeli nuk e ndihmojë! Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që ulërasin. Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët , intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin ,jo vetëm ne Shqipëri ,po kudo ne botë! Dhe të mendosh që ky mavri – mavi drejton edhe OSBE…Pu pu pu (do të thoshte Jovan Bregu) Pu pu pu cfarë kohesh po kalojme. Dikur kishim burra shteti, sot kemi burra me metra të gjatë, që gjatësinë e shesin për vlerë dhe garanci “që nuk janë hajdutë!!??” . I vetmi argument dhe lajtmotiv i bisedës se: “Unë nuk jam hajdut se jam dy metra i gjatë”. Lumi që mori Vunonë , po merr edhe vendin tonë me ketë njeri jashtë çdo standari social dhe humanë. Teksa e shihja skenën m’u kujtuan vargjet e te madhit Dritero: “. Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha munë”. E unë ne fakt e kam shok fëmijërie …

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Nora Malaj shkruan për Ramën: Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik të ha munë…në fakt e kam shok fëmijërie

  1. Nora malaj kurr nuk krahasohet e kete Bordellon Edvin Krim Ramen pa origjeine, pervers, Rrugac i lindur dhe i Selitur. Nora malaj eshte Zonje. Ky rrugac ben sikur mbi shpatullat e tij mban fatin e Botes, me Rruhgac jane ata qe mbeshtesin Krimin, Rrugacin qe ka Kthyer Bordello edhe Qeverine me Rrugacet, Shini dhe ministert Ballukarkat veshin Poturret e Rames dhe rama vesh breket e atyre. O riliondas te Degjeneruar qe votoni Krimin degejenerimin.

Shto Koment