Showbiz

Nora harron ndarjen nga Roberti, poston fotot e nxehta nga pushimet luksoze në Turqi

Nora Istrefi ka publikuar disa foto mjaft provokuese nga pushimet në Turqi, kjo një përgjigje ndodhta për Robertin, për të treguar se ç'ka humbur.
Featured image of article: Nora harron ndarjen nga Roberti, poston fotot e nxehta nga pushimet luksoze në Turqi Nora Istrefi

TURQI–  Këngëtarja e njohur Nora Istrefi pas konfirmimit për ndarjen nga Robert Berisha, ka nisur pushimet  me vogëlushen e saj, Rene.

Nora ka preferuar që thashethemet për ndarjen e saj t’i lë pas duke u arratisur në Turqi, për disa ditë pushime.

Këngëtarja gjendet prej ditësh në Turqi dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto nga pushimet e saj luksoze.

Ndërkohë që pas lajmit që Roberti bëri për ndarjen zyrtare, Nora ka zgjedhur të mos reagojë, por janë fotot e saj një formë përgjigjie për Robertin.

Mesditën e sotme Nora ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të nxehta, ku shfaqet me bikini të kuqe e me një trup më perfekt se kurrë.

Ndoshta këto foto janë një mënyrë për t’i treguar Robertit, se ka humur shumë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment