Showbiz

Noizy e quajti publikisht ‘dhëmbë-kalbur’, Dasara flet për sherrin me reperin: U ndjeva e viktimizuar, gomari nuk çalon nga dhëmbët

VIDEO
Në intervistën e fundit të dhënë, Dasara Karaiskaj ka folur për sherrin virtual që bëri me reperin Noizy, për të cilin thotë se zbriti shumë poshtë në nivel duke iu drejtuar në atë mënyrë.
Featured image of article: Noizy e quajti publikisht ‘dhëmbë-kalbur’, Dasara flet për sherrin me reperin: U ndjeva e viktimizuar, gomari nuk çalon nga dhëmbët Noizy-Dasara
Përditësuar:

TIRANE-Dasara Karaiskaj, ka folur për herë të parë publikisht për sherrin e saj virtual me Noizyn, në emisionin “Mes Yjesh”. Reperi kohë më parë e quajti gazetaren “dhëmbëkalbur” pasi kjo e fundit u shpreh se nuk i pëlqente muzika e tij.

Pas disa muajsh nga ngjarja, Dasara tregon se Noizy zbriti shumë poshtë në nivel duke iu drejtuar në atë mënyrë, duke shtuar më pas se nuk ka pasur asnjë komunikim më tej me reperin për tu sqaruar ne lidhje me debatin e kryer.

Pjese nga intervista:

Gazetari: Si ndihet një bashkëshort italian, kur sheh që një reper shqiptar me shumë influencë, Noizy i thotë bashkëshortes së tij dhëmbë kalbur. Meqë ra fjala i ke rregulluar dhëmbët?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dasara Karaiskaj: Unë nuk i kam pasur të prishur dhëmbët në atë kohë. Unë besoj që dhe ai vetë e kuptoi që zbriti shumë poshtë në nivel, në mënyrën se si më komentoi. Unë fola për muzikën që në fund të fundit kam të drejtën time të mos më pëlqejë. Nuk u mora as me buzët e trasha, as me dhëmbët… Sepse gomari nuk çalon nga dhëmbët përgjithësisht dhe as nga veshët! Në atë kohë unë kisha bërë transplant dhëmbësh. Filloi një lum mesazhesh, u ndjeva e viktimizuar sepse u vinte keq njerëzve për mua, dhe ndërkohë s’po kuptoja, pastaj shkova dhe e pash sepse më kishte bërë tag, por e fshiu shumë shpejt.

MINUTA: 07:55

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment