Mbledhje me drejtuesit e qarqeve/ Rama: Për Sazanin kemi vetëm një propozim që i bën mirë vendit, Porti i Durrësit është aset dhe qeveria aksionere
Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje 19 Mars, 10:12 P...
Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje 19 Mars, 10:12 P...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
TIRANË– Duam apo nuk duam, përveç emrit tonë etiketohemi nga të tjerët edhe me nofka që shpesh herë dalin nga profesioni apo nga tiparet fizike. Por “nofkave” nuk u kanë shpëtuar as politikanët, të cilët nga kolegët, kundërshtarët apo edhe të vetëshpallur nuk përdorin më emrin e tyre. Dosja.al ka përmbledhur disa prej tyre në një artikull, në të cilin përmenden disa prej politikanëve që shpesh herë nuk përmenden më me emrin e tyre, por mjafton t’u thuash nofkën dhe kuptohet menjëherë se cili është. Disa prej nofkave të mëposhtme janë vendosur prej profesionit, disa prej pamjes së jashtme, disa prej aksesorëve të preferuar, ndërsa të tjerë mbeten ende mister nga kanë “lindur”.
PERSONAZHET
Edi Rama- Piktori/ I gjati
Që në momenti që kryeministri Edi Rama doli për herë të parë në publik ka tërhequr vëmendjen me gjatësinë e tij. Thuajse 2 metra i gjatë (normale për një basketbollist) Rama ka rënë gjithmonë në sy dhe është identifikuar nga gjatësia e tij por kjo nuk ka qenë nofka e tij e vetme. Nga kundërshtarët e tij politikë është etiketuar edhe si “piktori” duke marrë shkas nga edukimi i tij dhe profesioni si profesor në Universitetin e Arteve. Megjithatë konotacioni në përdorim nuk ka qenë pozitiv pasi e cilësonin si piktor në debatet publike si për ta etiketuar, si një njeri që nuk ka njohuri në fusha të tjera. Epo shikoni ku është sot… Legjenda thotë që tani, të gjithë ata me aspirata politikë kalojnë njëherë nga artet. Kur ia doli Rama të gjithë munden… Rama gjithashtu etiketohet edhe si “noriega i drogës” nga paraardhësi i tij Sali Berisha, por ky i fundit ka një pseudonim për çdo kënd. Nëse e ka një edhe për ju që po lexoni këtë artikull, nuk jeni specialë. Megjithatë droga dhe Rama janë përdorur shpesh nga Berisha në një fjali kur ka ardhur puna tek kryeministri, të cilin e ka akuzuar publikisht për lidhje me botën e errët të krimit. Ndërsa së fundmi parapëlqen termin “kallam dështaku”, duke e konsideruar si dështim në postin e kryeministrit, të cilin Berisha e ka mbajtur për 8 vite.
Sali Berisha – Doktori
Profesioni si kardiolog, edhe pse nuk e ushtron më prej më shumë se 30 vitesh, i ka mbetur Berishës si nofkë. Krenar që ia doli të diplomohej dhe të studionte në Tiranë duke ardhur nga Tropoja, Berisha e ka mbajtur gjithmonë më krenari nofkën e tij. Berisha cilësohet ndryshe edhe si “Baca” apo edhe “Malësori”, për t’i vënë në dukje origjinën e tij nga Tropoja. Po ashtu ish-numri një i demokratëve etiketohet edhe si “Marshalli” për thirrjet e shpeshta drejtuar qytetarëve për të marrë armët. Aq shumë të tilla ka bërë saqë e kemi humbur dhe numërimin.
Lulzim Basha- Luli Vocërr/ Gjumashi
Të etiketohesh me një nga veprat e Migjenit është një fat që nuk e ka kushdo. Epo kreu i Partisë Demokratike e ka. Shkurtimi i emrit të tij me personazhin kryesor të shkrimtarit nga Shkodra e ka “përndjekur” Bashën për një kohë të gjatë. Njësoj si nofka “gjumash”, nga kundërshtarët e tij politikë. Nuk ka statistika sesa orë kalon në gjumë kryedemokrati por mesa duket kundërshtarët e tij dinë shumë për të. Së fundmi, Basha thirret “artist” nga Rama, nofkë që nuk e shpjegojmë dot, pasi me siguri duhet të jetë ndonjë shaka e tyre.
Ilir Meta- Like Floriri- Baftjari
Nëse nuk e di legjendën, je shumë i vogël për këtë faqe! Nën zë, por edhe në Parlament xhanëm, është folur shpesh për floririn e Krrabës. Se sa e vërtetë është nuk dimë ta themi. Ne nga Berisha e kemi dëgjuar! Së fundmi, Meta cilësohet edhe si Baftjari nga Skrapari. Fushata e vitit 2017 e LSI-së u shoqërua me këtë këngë, të aktorit Bes Kallaku, të cilën Meta nuk ngurronte as ta kërcente. Tani e përdor edhe ai vetë me humor, marrë parasysh edhe origjinën e tij nga Skrapari. Epo autoironia ka një kulm…
Saimir Tahiri- Saje Qorri
Nëse mban syze dhe nuk je cilësuar ndonjëherë si qorr, në cilin planet jeton? Këtë fat, si shumë bashkëvuajtës të tjerë e ka pasur dhe ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit gjithmonë ka dalë në publik me syze, madje për bashkëvuajtësit e tij ka sjellë edhe trendet më të fundit të modës. Kujtoni ato syzet Maybach…
Eduart Ndocaj- Kaubojsi
Ish-deputeti i Lezhës ra menjëherë në sy për kapelet e tij alla Western, pa të cilat nuk mund të rrinte. Në çdo dalje publike është shfaqur me to, duke e pranuar më shumë gëzim nofkën e tij. Tek e fundit me aq sa i kishin kushtuar, e meritonin gjithë atë vëmendje…
Kujtim Gjuzi- Naltmadhnia
Edhe pse kreu i Konservatorëve të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi etiketohet nga kryeministri Edi Rama si mbështetës i flaktë i monarkisë. Në krye do të ishte vetë ai, “mbret” Gjuzi i I!
Erion Braçe- I shkurti
Edhe zv.kryeministri Erion Braçe është etiketuar gjithmonë me pamjen e tij të jashtme. Lartësia e tij është vënë gjithmonë në pah nga kolegët e tij, dhe sigurisht që nuk e ka ndihmuar as miqësia me kryeministrin. Shpesh herë dilnin të dy në publik duke e vënë më në dukje, diferencën në (centi)metra.
Erion Velij-Lali Eri
Kryebashkiaku i Tiranës është i vetmi nga personazhet që “nickname-in” e ka zgjedhur vetë. Për të qenë më i afërt me qytetarët ai preferon që ta thërrasin Lali Eri, në vend të zoti Veliaj. Sigurisht që ky rregull nuk e përfshin zotin Berisha, i cili e quan “Lali Plehu” por siç e thamë edhe më sipër, ish-kryeministri ka një për çdo politikan socialist. Veliaj nuk është special!
Arben Ahmetaj- Tigri
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj që prej kohësh kur drejtonte financat e vendit është krahasuar me një tigër nga opozita. Mister mbeten ende arsyet… Mbase ka të bëjë me aftësinë e tij për shifrat, ose temperamentin e tij. Dini gjë ju?
(K.m.f.g./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Kylie Jenner është një nga milioneret më të reja në botë dhe si e tillë ka luksin që të përballojë çdo gjë të mundshme.Ajo ka bërë të sajën, avioni...
SHBA– Rita Ora do të heqë dorë përkohësisht nga Instagrami.Këngëtarja me origjinë shqiptare iu është bashkuar së fundmi fushatës Digital Detox Day”.Rita p...
BRITANI E MADHE– Modelja e njohur britanike, Naomi Campbell sëfundmiështë paditur nga ish-i dashuri i saj për para të marra hua dhe disa prona që kapin...
TURQI- Aktori i njohur shqiptar, Nik Xheliaj, po korr sukses jo vetëm në shtetin turk por edhe në Gjermani. Por, Nik Xhelilajt nuk i kanë shkuar edhe aq mirë gj...
DashiVenusi është në anën tuaj dhe kjo gjë ju ndihmon sa i takon sferës sentimentale. Në dashuri mundësitë nuk do të mungojnë. Edhe në punë do të ketë zhvillime...
TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj, njëkohësisht menaxheri i saj, duket se i kanë dhënë fund lidhjes, pas më shumë se katër v...
TIRANË– Klodian Asllani, i njohur për publikun shqiptar si bashkëshorti i Zaimina Vasjarit, ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram. Biznesme...
TIRANË– Astrologia e njohur Meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj për këtë fundjavë, knkretisht për këtë të shtunë e të dielë, në datat 5 dhe 6 shtator 20...
TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentet më pikante nga zyra ovale, brenda Shtëpisë së Bardhë, aty ku edhe u firmos marrëveshja Kosovë-Serbi, pë...