Aktualitet

“Do të mbaj në bagazh të makinës, do ta thyej kokën”/ Noel Dishi tregon sherrin me Tafçiun para se ta vriste: Më ofendoi nga familja

Dishi ka treguar në gjykatë sherrin me shokun e tij Vilson Tafçiun para se ta vriste. Ai është shprehur se viktima e ka sharë dhe ofenduar.
Featured image of article: “Do të mbaj në bagazh të makinës, do ta thyej kokën”/ Noel Dishi tregon sherrin me Tafçiun para se ta vriste: Më ofendoi nga familja Viktima Vilson Tafçiu.
Përditësuar:

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Vilson Tafçiut në Astir. Autori i vrasjes Noel Dishi sot ka dalë para gjykatës për të marrë masën e sigurisë. Mësohet se ai ka dekklaruar gjatë seancës se vrau shokun e ngushtë pas një debati me të.

“Debatuam me Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe më shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar” ka deklaruar Dishi sot në gjykatë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Dishi është marrë peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës nga disa persona të tjerë, me qëllimin për të kërcënuar Vilsonin, pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vilson Tafçiu Noka u ekzekutua me tre plumba në gjoks, mbrëmjen e të hënës në zonën e Astirit në Tiranë. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga miku i tij Noel Dishi dhe më pas u qëllua për vdekje në një rrugicë pas lokalit. Pas negociatave me të atin Dishi, i cili ka tre identitete u vetëdorëzua në Polici dhe pranoi krimin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment