Politike

‘Njoh një njeri që ka kaluar në këto faza’/ Balla i drejtohet Gjuzit: Është Ilir Meta, i ka ikur mendja. Deputeti: Ju bashkëpunoni me PD, Taulant kthehu këtu, mos ik…

VIDEO
Balla iu drejtua Gjuzit duke i kërkuar që të qetësohej pasi mund të kalojë në faza të tjera, duke bërë një krahasim me Ilir Metën.
Featured image of article: ‘Njoh një njeri që ka kaluar në këto faza’/ Balla i drejtohet Gjuzit: Është Ilir Meta, i ka ikur mendja. Deputeti: Ju bashkëpunoni me PD, Taulant kthehu këtu, mos ik… Kujtim Gjuzi dhe Taulant Balla

TIRANË– Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë u zhvilluan disa replika mes Taulant Ballës dhe deputetit Kujtim Gjuzit. Balla iu drejtua Gjuzit duke i kërkuar që të qetësohej pasi mund të kalojë në faza të tjera, duke bërë një krahasim me Ilir Metën. Gjuzi më pas replikoi duke i thënë se ai bashkëpunon me PD-në, madje shtoi se Balla është takuar me Bylykbashin për të biseduar se si do të digjej Saimir Tahiri në burg.


REPLIKAT:

Balla: Qetësohuni, unë njoh një person që ka kaluar në këto faza. Është Ilir Meta, në fillim iku dashuria, qetësia tani i ka ikur dhe mendja. Prandaj mos kaloni në këto faza pasi nuk iu bën mirë për shëndetin mendor.

Menjëherë pas tij, replikën e kërkoi Kujtim Gjuzi i cili debatoi me drejtuesen e seancës Vasilika Hysi. “Po bëni më keq se Ilir Meta sot”, iu përgjigj Hysi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjuzi: Ju bashkëpunoni me PD, ti me Oert Bylykbashin, rrini hani bashkë. Në fakt tani nuk dini se si tja bëni, se reformën në drejtësi nuk e keni nën kontroll. Hoqët dhe akademikët nga lista. Taulant kthehu këtu, mos ik. Takimi me Bylykbashin se si do të digjet Saimir Tahiri në burg.


Kuvendi i Shqipërisë! Balla: PD ende nuk ka dorëzuar listat. Kërkesa e Jenisherit për Ramën, ftesa e Murrizit për Xhafën! Gjoni: Luljeta Bozo do ishte arrestuar në Gjermani (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Shto Koment