Aktualitet

Njoftuan protestë ‘rrufe’ në Tiranë! Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nis turin në Shqipëri, shkon në Durrës, ja ç’do ndodhë

Aleanca fton qytetarët e Durrësit të firmosin peticionin për rindërtimin e godinës së re njësoj si ajo e shembur, ndërsa mbështetje kanë edhe nga forumet e Partisë Demokratike.
Featured image of article: Njoftuan protestë ‘rrufe’ në Tiranë! Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nis turin në Shqipëri, shkon në Durrës, ja ç’do ndodhë AMT në Durrës

DURRËS– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë sot një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Aleanca fton qytetarët e Durrësit të firmosin peticionin për rindërtimin e godinës së re njësoj si ajo e shembur, ndërsa mbështetje kanë edhe nga forumet e Partisë Demokratike.

Më pas, Aleanca do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një tubim në orën 19:30. Ende nuk dihet se cili është plani për tubimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj. Pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, IMT dhe polciia nisën një aksion të shpejt dhe shkatërruan godinën. Aktivistët që ishin brenda në godinë janë nxjerr me forcë dhe shumë prej tyre u dhunuan.

Qytetarët dhe opozita kanë nisur protestat dhe deri më tani kanë organizuar dy të tilla, ndërkohë që maxhoranca shprehet e bindur që teatri i ri do jetë më i mirë se ai që ishte. Gjithashtu Aleanca ka dorëzuar edhe padi në SPAK për të vijuar hetimet, ndërsa çështja i është ngarkuar prokurorit Ervin Kondili.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment