Aktualitet

Ambasada e SHBA anulon të gjithë intervistat për viza: Rikthehemi në 3 prill

Ndërkohë mësohet se procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje.
Featured image of article: Ambasada e SHBA anulon të gjithë intervistat për viza: Rikthehemi në 3 prill

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë me dije se janë pezulluar të gjitha takimet për vizat në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19, Në një njoftim në Facebook, ambasada bën me dije se ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill. Ndërkohë mësohet se procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje.

Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020. Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese. Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020”, shkruan ambasada e SHBA.

Një ditë më një vendim të tillë e mori dhe ambasada gjermane, që bënte me dije se nuk do kishte asnjë pritje me qytetarët në lidhje me vizat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i COVID-19 është rënduar në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment