Aktualitet

Njoftim me rëndësi për pensionistët, Posta Shqiptare: Pensioni do ju vijë në shtëpi, pa asnjë kosto

Posta Shqiptare njofton se pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa asnjë kosto.
Featured image of article: Njoftim me rëndësi për pensionistët, Posta Shqiptare: Pensioni do ju vijë në shtëpi, pa asnjë kosto Pensionistët

Tiranë- Posta Shqiptare ka njoftuar se të gjithë pensionistët nuk duhet t’u drejtohen sporteleve të postave për të tërhequr pensionin e tyre, pasi ky shërbim do t’u vijë në shtëpi pas asnjë kosto. Ky vendim është marrë për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Njoftimi i Postës Shqiptare:

Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se:

1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.

2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJË kosto.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

3. Pensionistët, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe Nr.ID ose fotokopje të kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.

4. Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve. Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes së pensioneve në shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni. Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush!

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë masash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment