Showbiz

Njihuni me reperin më të ri kosovar që po ecën me hapa të mëdha drejt suksesit

Rinor Bakolli ka publikuar këngët e tij të pestë që është mirëpritur nga publiku.
Featured image of article: Njihuni me reperin më të ri kosovar që po ecën me hapa të mëdha drejt suksesit Rinor Bakolli, reperi kosovar.

KOSOVË – Duket se Kosova ka shumë talente, sidomos kur bëhet fjala për muzikë, duke specifikuar reperët. Reperi më i ri që i është bashkuar tregut muzikor është Rinor Bakolli. Repi po përqafohet gjithnjë e më shumë si rrymë nga artistët shqiptarë. Çdo ditë skenës së kësaj muzike po i shtohen të rinj të talentuar.

Rinor Bakolli, reperi kosovar.

Një ndër to është edhe Rinor Bakolli, i cili ka publikuar këngën e tij të fundit, të quajtur “Rinno Lolo”. 20-vjeçari nga Ferizaj i Kosovës, i njohur me emrin e artit Rinno, ka filluar muzikën që në moshën 13 vjeçare. Në vitin 2012 ai lancoi këngën e tij të parë dhe sot numëron 5 këngë.

Videoklipi i ri me teksitn e përshtatur rinisë së sotme, është mirëpritur nga fansat e këngëtarit kosovar.
(R.L/Dosja.al)

Shto Koment