Kuriozitete

Njihuni me macen ujk, e cila kushton jo më pak se 2500 dollarë

Ato jo vetëm që duken si ujqër të vegjël, por thuhet se ky lloj maceje vepron njësoj si të ishte një qen.
Featured image of article: Njihuni me macen ujk, e cila kushton jo më pak se 2500 dollarë

TENNESSEE – Ato quhen macet Lykoi, dhe  posedojnë një mutacion natyror që u jep atyre pamjen e një ujku të vogël të ngathët.

Por ato jo vetëm që duken si ujqër të vegjël, por thuhet se ky lloj maceje vepron njësoj si të ishte një qen.

Lykoi, që vjen nga fjala greke për ujkun, është një rracë që u shfaq së pari në 2010 dhe u edukua nga veterineri Johnny Gobble dhe gruaja e tij Brittney.

Tani ata janë mbarështuesit kryesorë të maceve.

Për shkak të një mutacioni që ndodh në mënyrë natyrale, macet Lykoi nuk kanë qime rreth syve, hundës, dhe veshëve.

Macja ujk.

Mutacioni nuk lejon  që macja të zhvillojë një shtresë të trashë qimesh.

Macet Lykoi, pavarsisht pamjes së tyre të egër, kanë personalitetin miqësor të një qenushi të vogël.

Ato janë mjaft inteligjente, si dhe kanë më të zhvilluar nuhatjen sesa shikimin e tyre.

Karakteristikë kjo që i bën ato më të ngjashme me qentë, sesa me macet e tjera.

Burimi:Nextshark

E.C/Dosja.al

 

Etiketa:

Shto Koment