LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Njihuni me Eduart Muqaj, 24-vjeçari shqiptar i cili garon për një vend në Parlamentin e Zvicrës

11 Tetor 2019, 15:47 Nga DOSJA
Njihuni me Eduart Muqaj, 24-vjeçari shqiptar i cili garon për

ZVICËR – Eduart Muqaj është një emër aspak i njohur për publikun shqiptar, por synimet e 24-vjeçarit janë tej mase të larta, dhe në interesin e të tërë shqiptarëve të cilët jetojnë në Zvicër.

24-vjeçari, aktualisht student në Universitetin e St.Gallenit është dhe kanditati më i ri për të zënë një vend në parlamentin zvicerian.

Eduarti është me prejardhje nga Gjakova, ndërsa prej vitit 1996 jeton në Pratteln, Baselland.

24-vjeçari thotë se ai ka mbështetur për shumë vite kërkesat e shqiptarëve, dhe ai i kërkon votat e tyre në Baselland, në mënyrë që ti përçojë edhe më tej këto kërkesa.

“Do të dëshiroja të përçoja zërin e popullit, ku përfshihemi edhe ne shqiptarët, interesat e të cilëve unë natyrisht i përfaqësoj”, është shprehur Muqaj.

Albinfo.ch ka intervistuar kandidatin shqiptar e të rinjve të CVP për Baselland, studentin Eduart Muqaj.

Intervista e plotë:

Albinfo.ch: Çfarë ju ka shtyrë të kandidoni për zgjedhjet parlamentare të Zvicrës?

 

Eduard Muqaj: Ne shqiptarët jemi njëri nga pesë grupet më të mëdha etnike këtu në Zvicër. Sidoqoftë, ne jemi relativisht të nënpërfaqësuar në politikë, megjithëse shumë prej nesh kemi shtetësi zvicerane dhe një arsim të mirë ose një prapavijë të mirë profesionale. Kjo është një arsye që më ka bërë të kandidoj. Përveç kësaj, CVP ka mbështetur shqiptarët për shumë vite, kjo është arsyeja pse, me kandidaturën time, unë gjithashtu dua të mbështes CVP-në në zgjedhje.

 

Albinfo.ch: Si e zhvilloni fushatën zgjedhore, ku jeni të fokusuar, në cilat pika?

 

Eduard Muqaj: Për fushatën zgjedhore kam disa mundësi në dispozicion. Në njërën anë jam i mbështetur nga të afërmit dhe CVP, për të paraqitur kandidaturën time në mënyrë mediatike dhe për të informuar të tjerët për kandidaturën time. Nga ana tjetër, kam edhe shumë fletushka të disponueshme, të cilat i shpërndaj me një letër ku shkruhet se për çfarë angazhohem unë. CVP gjithashtu ndërmerr shumë aksione të prezantimit të kandidatëve tanë në vende ku ka frekuentim të njerëzve dhe ku ne mund t’u drejtohemi personalisht kalimtarëve. Për më tepër, kur komunikoj me shqiptarët, është gjithmonë e rëndësishme për mua t’ju them që CVP e vlerëson dhe e mbështet komunitetin tonë, dhe unë gjithashtu gjithmonë përpiqem të tregoj se çfarë mundësishë kemi ne shqiptarët për një rezultat të mirë në zgjedhje.

 

Albinfo.ch: Zëri i kujt dëshironi të jeni në Bernë, çfarë politikash do të ndiqni?

 

Eduard Muqaj: Do të dëshiroja të përçoja zërin e popullit, ku përfshihemi edhe ne shqiptarët, interesat e të cilëve unë natyrisht i përfaqësoj. Në fund të fundit, secili mund të përfitojë nëse kemi vëmendje për të mirën e përbashkët. Kjo është arsyeja pse unë do të ndiqja një politikë të klasës së mesme që kërkon konsensusin e interesave të ndryshme për të gjetur një zgjidhje për të gjithë. Kjo është arsyeja pse unë u bashkova me të rinjtë e CVP-së, e cila shërben si parti e qendrës, mbështet komunitetin tonë shqiptar dhe kërkon zgjidhje të qëndrueshme për Zvicrën dhe banorët e saj.

 

Albinfo.ch: Sa vota ju duhen që të zini vend në Parlamentin Federal?

 

Eduard Muqaj: Për këtë nevojiten shumë vota. Meqenëse kjo është kandidatura ime e parë, është jashtëzakonisht vështirë që unë të zë një vend në Pallatin Federal më 20 tetor 2019. Mirëpo ky nuk është qëllimi im primar. Për mua është shumë më e rëndësishme ta shfrytëzoj shansin që CVP më ka dhënë mua dhe komunitetit kosovar duke më vendosur në listën e të rinjve. Me një rezultat të mirë në zgjedhje, ne mund të dëshmojmë potencialin e komunitetit tonë, dhe kjo do të rezultojë që në të ardhmen, më shumë kandidatë kosovarë të jenë në listat zgjedhore. Qëllimi im është ta arrij këtë dhe kjo mund të arrihet me ndihmën dhe pjesëmarrjen e komunitetit tonë në zgjedhje.

 

Albinfo.ch: Si duket programi juaj zgjedhor, cilat janë tri temat më prioritare që dëshironi t`i trajtoni?

 

Eduard Muqaj: Ka tri tema që unë do të doja t`i renditja si prioritare. Për mua është shumë e rëndësishme që të huajt të jenë të integruar mirë në Zvicër dhe gjithashtu të kenë mundësi, sepse kulturat e ndryshme sjellin edhe shumë mundësi, të cilat mund të realizohen përmes një politike të mirë integrimi. Gjithashtu për mua është e rëndësishme që zhvillimi ekonomik i Zvicrës të mbetet tërheqës, në mënyrë që vendet e punës në Zvicër të mund të vazhdojnë të ekzistojnë dhe, përveç kësaj, të mund të gjenerohen vende të reja pune. Së fundmi, unë gjithashtu do të doja të përfshihesha në mjedis dhe përdorim të mirë të burimeve tona, sepse Zvicra mund të rritet vetëm në mënyrë të qëndrueshme.

Thjeshton rrugën për kandidatët e ardhshëm shqiptarë 

Me një rezultat të mirë në zgjedhje, ne mund të dëshmojmë potencialin e komunitetit tonë, dhe kjo do të rezultojë që në të ardhmen, më shumë kandidatë kosovarë të jenë në listat zgjedhore. Qëllimi im është ta arrij këtë dhe kjo mund të arrihet me ndihmën dhe pjesëmarrjen e komunitetit tonë në zgjedhje.

Këto janë të rëndësishme për Eduardin politikan

Për mua është shumë e rëndësishme që të huajt të jenë të integruar mirë në Zvicër dhe gjithashtu të kenë mundësi, sepse kulturat e ndryshme sjellin edhe shumë risi, të cilat mund të realizohen përmes një politike të mirë integrimi. Gjithashtu për mua është e rëndësishme që zhvillimi ekonomik i Zvicrës të mbetet tërheqës, në mënyrë që vendet e punës në Zvicër të mund të vazhdojnë të ekzistojnë.

Burimi: Albinfo.ch

E.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture eduart muqaj kanditati shqiptar i parlamentit zvicerian eduart muqaj kanditati shqiptar i parlamentit zvicerian

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën