Bota

Njihet si Rama X, Mbreti i Tajlandës izolohet në harem mes 20 konkubinave për t’u mbrojtur nga Covid-19, katër gratë e tij ndodhen në të njëjtin hotel

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Mbreti i njohur edhe si Rama X është izoluar në haremin që ka krijuar vetë me 20 konkubina. Në të njëjtin hotel, shkruhet se jetojnë edhe katër gratë e tij bashkë me shumë shërbëtorë.
Featured image of article: Njihet si Rama X, Mbreti i Tajlandës izolohet në harem mes 20 konkubinave për t’u mbrojtur nga Covid-19, katër gratë e tij ndodhen në të njëjtin hotel Maha Vajiralongkorn
Përditësuar:

TAJLANDË– Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn është vetë-izoluar në një hotel luksoz në Alpe me qëllim që të jetë i sigurt nga koronavirusi.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Mbreti i njohur edhe si Rama X është izoluar në haremin që ka krijuar vetë me 20 konkubina. Në të njëjtin hotel, shkruhet se jetojnë edhe katër gratë e tij bashkë me shumë shërbëtorë.

Gjithsesi, izolimin e mbretit me 20 gra, qytetarët e tij nuk e kanë pritur mirë, duke shpërthyer në kritika.  Ndërkohë në Tajlandë, Ministria e Shëndetit Publik ka njpftuar se numri total i të prekurve është 1.245. COVID-19 po merr jetë njerëzish çdo ditë. 30,888 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë botën, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 664,192. Lajm i mirë është se 142,364 kanë fitur betejën me COVID-19. Numri i personave të infektuar në Kinë po ulet nga dita në ditë, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 5 raste të reja. Pas Italisë, vendi më i prekur është Spanja ku kanë humbur jetën nga virusi 5,982 persona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tjetër shtet shumë i prekur në Evropë nga COVID-19, është Franca. Numri i viktimave në shtetin francez ka shkuar në 2314. Po kështu, të infektuar ka pothuajse në të gjitha vendet e Evropës.  Në SHBA ka më shumë se 100 mijë të infektuar nga koronavirusi. Në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 94, ndërkohë në vendin tonë ka 212 persona të infektuar. COVID-19 është përhapur edhe në Greqi, ku deri më tani aty janë shënuar 32 viktima.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment