Aktualitet

23 vjeç por me biznes e me makinë ‘Range’/ Kei Piu ‘njihet mirë’ me Policinë e Elbasanit, i skeduar për ‘mall’, e shkuara e tij me efektivët

Përveçse biznesmen në një moshë shumë të re, 23-vjeçari njihet nga 'blutë' e qytetit por nuk është skeduar për ngjarje të rënda.
Featured image of article: 23 vjeç por me biznes e me makinë ‘Range’/ Kei Piu ‘njihet mirë’ me Policinë e Elbasanit, i skeduar për ‘mall’, e shkuara e tij me efektivët Kei Piu

ELBASAN– 23-vjeçari Kei Piu, ndaj të cilit u organizuar një atentat mbrëmjen e djeshme në mes të qytetit, nuk është edhe aq i panjohur në qytet. Përveçse biznesmen në një moshë shumë të re, 23-vjeçari njihet nga ‘blutë’ e qytetit por nuk është skeduar për ngjarje të rënda.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se i riu njihet si person problematik në qytet dhe ka qënë i përfshirë në ngjarje që kanë patur të bëjnë me lëndë narkotike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Një fuoristradë në lëvizje ka hapur zjarr ndaj ‘Range-t’ të 23-vjeçarit Kei Piu. Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital dhe ka deklaruar se nuk e ka identifikuar autorin. Policia ka nisur hetimet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment