
TIRANË-Punët nuk duken aspak mirë për Partizanin, që pikërisht para derbit kryeqytetas ka humbur sulmuesin Brian Brown për shkak se ky i fundit është prekur nga koronavirusi. Sulmuesi xhamajkan sapo ishte rikthyer nga dëmtimi ndërsa kur priste të ishte pjesë e derbit, virusi ka ndaluar edhe një herë futbollistin.

Prej disa ditësh Brown është në karantinë teksa deri tani nuk ka shfaqur shenja të virusit, ndërsa ka shmangur kontaktet me lojtarët e tjerë. Një lajm aspak i mirë për Ilir Dajën në prag të ndeshjes më të rëndësishme.Drejtuesit e klubit kanë shpejtuar të kryejnë testet për të gjithë skuadrën, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
E.Ç (Dosja.al)