Bota

Njësoj si bunkerët e Enverit, njihuni me kampet e mbijetesës me armë dhe ushqim për 25 vite, pritet që të hapen në SHBA pas zgjedhjeve

Kampet “Fortitude Ranch” ndodhen në West Virginia dhe Colorado do të hapen në ditën e zgjedhjeve për të mbrojtur anëtarët duke iu ofruar bunkerë, ushqim dhe armatim të mjaftueshëm për 25 vite, për vetëm 100 dollarë në vit.

SHBA– Frika e dhunës pas zgjedhjeve të 3-nëntorit, ka bërë që Shtetet e Bashkuara trë Amerikës të ndërtojnë kampe, të ngjashme me ato të mbijetesës që u ndërtuan në Shqipëri, në kohën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Kampet “Fortitude Ranch” ndodhen në West Virginia dhe Colorado do të hapen në ditën e zgjedhjeve për të mbrojtur anëtarët duke iu ofruar bunkerë, ushqim dhe armatim të mjaftueshëm për 25 vite, për vetëm 100 dollarë në vit.

“Fortitude Ranch” parashikon dhunë dhe plaçkitje që mund të përshkallëzohen për një kohë të pacaktuar dhe për këtë arsye ka sajuar këto bunkerë.  “Fortitude Ranch” është hapur për herë të parë në Ëest Virginia në 2015, ndërsa kompania disponon dhe dy prona të ngjashme 50 hektarësh në Colorado. Vendi ekzakt se ku ndodhen mbahet sekret dhe dihet vetëm nga anëtarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment