Aktualitet

Njëri shkoi, tjetri erdhi/ Lushnja në mes të protagonistëve në ngjarjet kriminale, ‘strehoi’ Tanushin dhe ktheu Gjinin

Agron Tanushi, pasi vrau me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira, u nis me urgjencë drejt qytetit të Lushnjes për t’u fshehur nga Policia tek banesa e motrës së tij. Po ashtu edhe shënjestra e atentatit në mes të qytetit të Tiranës, Preng Gjini, sapo kishte ardhur në kryeqytet nga Lushnja.
Featured image of article: Njëri shkoi, tjetri erdhi/ Lushnja në mes të protagonistëve në ngjarjet kriminale, ‘strehoi’ Tanushin dhe ktheu Gjinin Foto ilustruese

TIRANË– Një atentat me tritol dhe një vrasje brenda familjes. Kjo ka qënë kryefjala e mbrëmjes së djeshme në kryeqytetin e Tiranës. Siç u raportua pak pas ngjarjeve, si i lënduari nga shpërthimi, po ashtu edhe autori i vrasjes së kunatës kanë lidhje me qytetin e Lushnjes.

Agron Tanushi, pasi vrau me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira, u nis me urgjencë drejt qytetit të Lushnjes për t’u fshehur nga Policia tek banesa e motrës së tij. I riu u kap vetëm gjatë paradites së sotme, pasi ishte rrethuar në të katra anët nga efektivët e Policisë së Shtetit.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë, pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi largimi apo fshehjeje të mëtejshme.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu edhe shënjestra e atentatit në mes të qytetit të Tiranës, Preng Gjini, sapo kishte ardhur në kryeqytet nga Lushnja. Për arsye që ende nuk dihen, 50-vjeçari kishte shkuar për në qytetin e Lushnjes,megjithatë nuk dihet se kë ka takuar dhe përse. Pasi erdhi në Tiranë, nuk kaloi shumë dhe mjeti i tij shpërtheu nga 300 gramë tritol C4. Mbetet ende e paqarë, nëse lënda plasëse i është vendosur në Lushnje, apo në Tiranë teksa po pinte një kafe me autorin.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment