Aktualitet

Dhunë ndaj babait, bashkëshortes dhe djalit/ Arrestohen 6 persona në Durrës për vepra të ndryshme penale (DETAJE)

Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij si dhe shtetasin S. P., 47 vjeç, banues në Thumanë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.
Featured image of article: Dhunë ndaj babait, bashkëshortes dhe djalit/ Arrestohen 6 persona në Durrës për vepra të ndryshme penale (DETAJE) Foto ilustruese

DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasit maroken: Y. K., 30 vjeç, J. K., 29 vjeç dhe H. H., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjete të mprehta një tjetër shtetas maroken me iniciale A. A., 26 vjeç. Po ashtu është arrestuar shtetasi M. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Njoftimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasit maroken: Y. K., 30 vjeç, J. K., 29 vjeç dhe H. H., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.12.2020, në lagjen nr.13, Plazh, kanë goditur me mjete të mprehta, shtetasin maroken A. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: M. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. S. P., 47 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. I., 62 vjeç, banues në Fllak, Durrës, pasi tek vendi i quajtur “Kryqëzimi Fllakës”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment