Aktualitet

Njëri në botën e drejtësisë, tjetri i zhytur në krim, ndasia e Suadës notere dhe Eldit që i bashkoi dashuria disa vjeçare, zgjodhën karriera të ndryshme, ish-Missi: Kam sakrifikuar shumë…

Këtë gjë, e reja ish-basketbolliste, e ka deklaruar edhe publikisht. Në dhjetor të vitit 2017 e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Suada tregoi se ka licencën e noterisë dhe pse për publikun, sipas saj, duket diçka e paarritshme. Ajo shtonte gjithashtu se ka bërë edhe sakrifica për profesionin e saj.
Featured image of article: Njëri në botën e drejtësisë, tjetri i zhytur në krim, ndasia e Suadës notere dhe Eldit që i bashkoi dashuria disa vjeçare, zgjodhën karriera të ndryshme, ish-Missi: Kam sakrifikuar shumë… Suada Sherifi, Eldi Dizdari dhe vajza e tyre

TIRANË– Eldi Dizdari (Denis Matoshi) dhe bashkëshortja e tij, ish-Missi Suada Sherifi kishin zgjedhur karriera krejtësisht të ndryshme në jetë. Dhe pse me të dashuer trafikant, Sherifit i pëlqente karriera në drejtësi dhe kishte zgjedhur të bëhej notere.

Këtë gjë, e reja ish-basketbolliste, e ka deklaruar edhe publikisht. Në dhjetor të vitit 2017 e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Suada tregoi se ka licencën e noterisë dhe pse për publikun, sipas saj, duket diçka e paarritshme. Ajo shtonte gjithashtu se ka bërë edhe sakrifica për profesionin e saj.

Noterët vdesin ndonjëherë. Vdekja është diçka biologjike dhe të gjithë jemi të zëvendësueshëm. Basketbolli më ka ndihmuar shumë me disiplinën, me menaxhimin e kohës. Pasi punova si avokate, mora guximin ta provoja veten, bëra provimin e noterisë dhe ndonëse njerëzit janë skeptikë, ata nuk e dinë që unë në këtë provim kam dalë e dyta. Unë i kam gjërat që dua, por rrugëtimi im nuk ka qenë kaq i lehtë, ka qenë plot sakrifica si rrugëtimi i të gjithëve, plot lodhje dhe duke hequr dorë nga shumë kënaqësi të moshës,”- u shpreh ajo ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi, në atë kohë, emri i Dizdarit ishte krejtësisht anonim për publikun shqiptar, ndryshe nga sot, që ka bërë xhiron e të gjitha mediave ndërkombëtare. Eldi Dizdari (Denis Matoshi) u vu në pranga në Dubai. Ai do të ekstradohet në Itali, pasi akuzohet si kreu i kartelit të drogës “Kompania Bello”.

Eldi dhe Suada kanë një vajzë që i bashkon dhe dashurinë disa vjeçare, por karrierat që zgjodhën të bëjnë në jetë janë krejtësisht të ndryshme.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Njëri në botën e drejtësisë, tjetri i zhytur në krim, ndasia e Suadës notere dhe Eldit që i bashkoi dashuria disa vjeçare, zgjodhën karriera të ndryshme, ish-Missi: Kam sakrifikuar shumë…

Shto Koment