Aktualitet

Njëri kishte hapur 50 gropa për të mbjellë kanabis, tjetri i kishte në oborr, bien në pranga dy persona në Krujë

VIDEO
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Krujës, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Featured image of article: Njëri kishte hapur 50 gropa për të mbjellë kanabis, tjetri i kishte në oborr, bien në pranga dy persona në Krujë Momenti i arrestimit

KRUJË– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Krujës, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se një 42-vjeçar, Sh.S., banues në Gramëz, në momentin e kapjes, në fshatin Mallkuç, ishte duke hapur 50 gropa si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike canabis sativa. Po ashtu, një 47-vjeçar, T. Sh., banues në Mallkuç uarrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, kanë gjetur të kultivuara disa bimë cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të mara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të tentativës dhe 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në Njësinë Administrative Thumanë, Krujë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të veprimeve, u ndalua shtetasi Sh. S., 42 vjeç, banues në Gramëz, Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për të njëjtën vepër penale. Në momentin e kapjes, në fshatin Mallkuç, efektivet e Policisë kanë konstatuar këtë shtetas duke hapur 50 gropa si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike canabis sativa.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. Sh., 47 vjeç, banues në Mallkuç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, kanë gjetur të kultivuara disa bimë cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment