Aktualitet

Njëri ”i pastër” në çdo aspekt, tjetri nuk pranoi as të mbronte veten! KPK merr dy vendime, konfimohet në detyrë gjyqtari i Elbasanit, mbyll karrierën prokurori Murçaj

KPK ka vendosur shkarkimin e gjyqtarit të shkallës së parë të Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu, ndërsa ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës, Albert Murçaj.
Featured image of article: Njëri ”i pastër” në çdo aspekt, tjetri nuk pranoi as të mbronte veten! KPK merr dy vendime, konfimohet në detyrë gjyqtari i Elbasanit, mbyll karrierën prokurori Murçaj Prokurori Albert Murçaj dhe gjyqtari Ramazan Avdiu

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë dy vendime lidhur me karrierën e dy magjistratëve. KPK ka vendosur shkarkimin e gjyqtarit të shkallës së parë të Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu, ndërsa ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës, Albert Murçaj.

Albert Murçaj doli para Komisionit të Vlerësimit më 5 maj dhe nga hetimit në tre shtyllat e Vettingut nuk u gjet asnjë shkelje, duke sjellë edhe konfirmimin e tij. Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj kishte balance pozitive në të gjithë vitet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Avdiu nga ana tjetër u përball me një sërë problemesh sa i takon pasurisë, pasi iu gjetën deklarime jo të sakta si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë. Megjithatë ai kundërshtoi barrën e provës për pasurinë, duke sjellë kështu edhe shkarkimin e tij sot.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment