Aktualitet

Njëri i dënuar për dhunë në familje dhe tjetri në kërkim për drogë/ Arrestohen 2 persona në Durrës

Mësohet se është arretuar D. T., 38 vjeç dhe E. A., 30 vjeç. Këta ishin shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe drogë.
Featured image of article: Njëri i dënuar për dhunë në familje dhe tjetri në kërkim për drogë/ Arrestohen 2 persona në Durrës Foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar D. T., 38 vjeç me qëllim ekstradimit drejt Italisë. Ai është dënuar në Itali me 5 vite e 3 muaj burg për “Dhunë në familje”. Ndërkohë në prangat e Policisë ka rënë edhe E. A., 30 vjeç, i cili ishte në kërkim për drogë.

Njoftimi i Polcisë:

Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit D. T., 38 vjeç, banues në Durrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Pordenones/Itali e ka dënuar me 3 vite, 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ndaluar një shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar E. A., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment