Aktualitet

‘Njerëzit të mos trajtohen si bagëti’, ish-ministri Solis i ashpër me qeverinë: Po abuzohet me pushtetin

Solis tha se situata është përballuar me një kosto të madhe ekonomike.
Featured image of article: ‘Njerëzit të mos trajtohen si bagëti’, ish-ministri Solis i ashpër me qeverinë: Po abuzohet me pushtetin Leonard Solis, ish-ministër

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka folur për situatën e COVID-19 dhe u shpreh se Shqipëria e ka përballuar me sukses pandeminënë aspektin shëndetësor. Në një intervistë në Euronews, Solis tha se situata është përballuar me një kosto të madhe ekonomike.

Kemi një anë shëndetësore dhe një ekonomike. E përballuam me kosto të lartë, por fatmirësisht nga ana shëndetësore ishte një nga skenarët më të mirë të mundshëm. Në të gjitha vendet e Evropës Lindore u dhanë lajme të mira. Është një pamje shumë e mirë nga ana shëndetësore. Sa i përket ekonomisë është dramatike”, tha ai.

Më tej mjeku i njohur i ka bërë kritika qeverisë, duke u shpreh se masat e aplikuara kanë qenë shumë abuzive kundër qytetarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i përket masave, në fillim masat ishin ato që duheshin dhe ishin obligative. Ishin të detyrueshme, sepse frika ishte shumë e madhe. Më duket se qeveria dhe kryeministri po e ekzagjeron. Secili është i interesuar për të ardhmen e vet. Nuk kemi të bëjmë me bagëti, por kemi të bëjmë me njerëz. Jo më pjesa policore, por secili të marrë masat e duhura. Ky është një abuzim me pushtetin. Që do bëhen hapa të kujdesshëm duhet të bëhen hapa. Populli duhet të dëgjohet dhe jo të trajtohet si bagëti. Janë dhënë urdhra shumë absurd”, u shpreh më tej Solis.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment