Aktualitet

Njerëzit sulen në farmaci pas sugjerimit të Trump, gazetarja: Medikamentet po përdoren edhe në Maqedoninë e Veriut

Në një lidhje me emisionin "Opinion", Ibrahimi tha se ky trajtim nuk i jepet të gjithë pacientëve, pasi atyre që kanë probleme me zemrën u shkakton probleme.
Featured image of article: Njerëzit sulen në farmaci pas sugjerimit të Trump, gazetarja: Medikamentet po përdoren edhe në Maqedoninë e Veriut Blendi Fevziu dhe gazetarja Xhumadije Ibrahimi
Përditësuar:

TIRANË– Gazetarja e Klan Maqedonisë, Xhumadije Ibrahimi u shpreh se në Maqedoninë e Veriut, pacientët po trajtohen me anë të kombinimit të klorkininës dhe azitromicinës, pikërisht kombinimin që sugjeroi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Ibrahimi tha se ky trajtim nuk i jepet të gjithë pacientëve, pasi atyre që kanë probleme me zemrën u shkakton probleme.

Ata që kanë probleme me zemrën nuk mund ta përballojnë këtë terapi dhe për këtë arsye në Maqedoni të gjithë pacientëve po i bëhet kontrolli i zemrës. Ka shumë pacientë që kanë shkuar vetë në farmaci për ta blerë,”– shtoi gazetarja.

Ndërsa mjeku infektolog Fadil Cana tha se për këtë terapi merret edhe miratimi i pacientit për arsye se ajo ende nuk është aprovuar përfundimisht si kurë për COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata në Maqedoninë e Veriut është përshallëzuar ditën e sotme me 29 raste të reja të konfirmuara ndërsa numri total të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 177. Ndërkohë, bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

(f.m/dosja.al)                                                                                                                                                                    

Shto Koment