Jete & StilPsikologji

Njerëzit dashurojnë vetëm 3 herë në jetë, dhe për secilën prej tyre ka një arsye të caktuar!

Ideja dhe teoria se njerëzit dashurojnë 3 herë gjatë jetës së tyre, është një ide aspak e re, dhe mjaft e përhpur.
Featured image of article: Njerëzit dashurojnë vetëm 3 herë në jetë, dhe për secilën prej tyre ka një arsye të caktuar!
Përditësuar:

Angli – Ideja dhe teoria se njerëzit dashurojnë 3 herë gjatë jetës së tyre, është një ide aspak e re, dhe mjaft e përhpur.

Por pak njerëz e dinë se arsyeja që ne biem në dashuri, ndryshon secilën herë dhe është si një reaksion që shkon zinxhir me të treja herët së bashku.

Dashuria e parë – Ndodh zakonisht kur jemi të vegjël, adoleshentë dhe ende në shkollën e mesme. Kjo dashuri përkufizohet si dashuri përrallash.  Ajo plotëson idealin e dashurisë që na është formuar në kokë nga filmat e ndryshëm që kemi parë. Gjithashtu dashuria e parë plotëson dhe idealin e shoqërisë, sepse bazohet më së shumti në atë çfarë të tjerët mendojnë për lidhjen tënde të dashurisë dhe sesi e përkufizojnë ata atë.

Kur je duke përjetuar lidhjen tënde të parë të dashurisë, mendon se ajo do të jetë dhe lidhja jote e fundit, dhe se çdo gjë do të shkojë për mrekulli, njësoj si në përralla, por zakonisht rreth 5 përqind të njerzëve përfundojnë me dashurinë e tyre të parë.

Dashuria e dytë- E quajtur ndryshe dhe dashuria e vështirë. Hera e dytë që ne dashurojmë dhe krijojmë një lidhje romantike të bazuar në dashurinë tonë, zakonisht është një sërë leksionesh të marra në mënyrë jo shumë paqësore, për veten tonë dhe jetën që ne jetojmë.

Kjo lloj dashurie, na sjell një dhimbje të konsiderueshme, dhe qëllimi i saj është të na përgatisë më dhimbjen e humbjes, me trishtimin që vjen si pasojë e mashtrimit, gënjeshtrave apo edhe tradhtisë.

Çdo gjë ndodh për një arsye, dhe arsyeja e herës së dytë që dashurojmë, është të na mësojë dhe të na bëjë të njohim më mirë veten tonë, dhe të përballemi me emocione të forta dhe jo aq të mira që do na shoqërojnë gjatë jetës.

Dashuria e tretë. – Dashuria e tretë, është ajo dashuri që ne nuk e prisnim dhe nuk e mendonim kurrë se do të vinte.

Kjo lloj dashurie është në rastet më të mëdha dhe më të mira, dashuria që zgjat përgjithmonë. Është ajo lloj dashurie, që zakonisht thyen çdo tabu apo pritje morale të shoqërisë.

Është ajo dashuri, që s’ka asnjë lidhje me idenë e dashurisë që ju keni në mendje. Në këtë lloj dashurie, komunikimi dhe lidhja që ju ndjeni me njëri tjetrin, është e fortë dhe e pashpjegueshme me fjalë, është ajo lloj lidhjeje ku çdo gjë rrjedh natyrshëm dhe duket kaq e lehtë saqë e ke të vështirë ta besosh.

Është ajo lloj lidhjeje, që të bën të ndihesh e sigurt dhe e qetë.

Burimi: Peace Quarters

E.C/Dosja.al

Shto Koment