Rajoni

“Njerëz që vijnë nga mali”, kryeministrja serbe shpallet person ‘non grata’ në Kosovë pas komentit racist

Si një person i padëshirueshëm, kryeministrja serbe nuk do të mundet të futet më në shtetin e Kosovës.
Featured image of article: “Njerëz që vijnë nga mali”, kryeministrja serbe shpallet person ‘non grata’ në Kosovë pas komentit racist Ana Brnabic

KOSOVË– Kryeministrja e Serbisë nuk do të mundet të futet më në shtetin e Kosovës. Ana Brnabic është shpallur person “non grata” pas deklaratave fyese që bëri para disa ditësh për shqiptarët.

Ka qenë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili i ka kërkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, të shpallë erson “non grata” kryeministren e Serbisë Ana Bërnabic.

Gjatë një konference për mediat në Beograd, Brnabic u shpreh se shqiptarët janë njerëz që vijnq nga mali.

Të njëjtën deklaratë kryeministrja serbe e përsëriti edhe një ditë më pas.

Kjo deklaratë ka sjellë reagime të shumta nga ana e politikanë të Kosovës, një prej tyre edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Pacolli.

“Ky është racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.

Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi,”- shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

BE-ja e cilësoi këtë deklaratë fyese dhe që nuk ndihmon në dialogun me Kosovën.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi theksoi se “kjo gjuhë është një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment