Aktualitet

Njëra vdiq e tjetra po lufton në spital, disfata e dy motrave Garunja që u aksidentuan mbrëmjen e sotme, fati i ndau vetëm për disa centimetra

Ndërsa Nervida, e ulur si pasagjere në vendin e parë, vetëm pak larg të motrës, ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Featured image of article: Njëra vdiq e tjetra po lufton në spital, disfata e dy motrave Garunja që u aksidentuan mbrëmjen e sotme, fati i ndau vetëm për disa centimetra Motrat Lusinda e Nervida Grunja dhe pamje nga aksidenti

TIRANË– Disa centimetra distancë, kanë mjaftuar që dy motra të ndaheshin sot nga njëra-tjetra. Nervida dhe Lusinda Garunja, të dyja motra, ishin dy nga të aksidentuarat mbrëmjen e sotme. Lusinda pati fatin e zi të ndahej nga jeta mbrëmjen e sotme, pasi ishte ulur në sediljen e pasme, ku goditja nga një tjetër mjet mjaftoi për t’i dhënë fund jetës së saj.

Ndërsa Nervida, e ulur si pasagjere në vendin e parë, vetëm pak larg të motrës, ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Denisa Dibra, është e plagosura tjetër që po lufton me vdekjen në spital. Dibra ishte në timon në momentin që ndodhi aksidenti tragjik. Katër vajzat po udhëtonin në automjetin e llojit “Golf” në momentin që u përplasën nga pas nga një automjet “Mercedez Benz”, në timonin e të cilit ishte 58-vjeçari Behar Pema.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky i fundit është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Viktima tjetër është Xheneta Qallia, nga Shkodra, ashtu si edhe tre vajzat e tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment