Politike

Një vjetori i themelimit të Tuzit, ish-ministri Bushati: Simbolikë e veçantë, tashmë u takon shqiptarëve të dëshmojnë vizion

  • Koncert madhëshor dhe premtime për mbështetje, Tuzi feston një vjetorin e themelimit
  • Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati shkruan se "Dita e Komunës" ka një simbolikë të veçantë për shqiptarët dhe vlen për t'u marrë si shembull frymëzues. 
    Featured image of article: Një vjetori i themelimit të Tuzit, ish-ministri Bushati: Simbolikë e veçantë, tashmë u takon shqiptarëve të dëshmojnë vizion Ditmir Bushati

    TIRANË– Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati ka përshendetur një vjetorin e themelimit të Komunës së Tuzit në Malin e Zi.

    Me anë të një postimi në Facebook, ish-ministri i Jashtëm shkruan se “Dita e Komunës” ka një simbolikë të veçantë për shqiptarët dhe vlen për t’u marrë si shembull frymëzues.

    “Dita e Komunës së Tuzit, është një ditë me rëndësi dhe simbolikë të veçantë. Komuna e pavarur e Tuzit është një realitet, falë bashkimit të të gjithë faktorëve përreth Forumit Shqiptar, duke u bërë një shembull frymëzues. Tashmë, u takon shqiptarëve të Tuzit të dëshmojnë vizion, intuitë dhe largpamësi në drejtimin e komunës”,-shkruan ndër të tjera Bushati.

    Reagimi i plotë: 

    Dita e Komunës së Tuzit, është një ditë me rëndësi dhe simbolikë të veçantë. Komuna e pavarur e Tuzit është një realitet, falë bashkimit të të gjithë faktorëve përreth Forumit Shqiptar, duke u bërë një shembull frymëzues.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Përvjetori i Komunës ështe një rast i mirë për të analizuar se çfarë është arritur nga dita e parë e marrjes së statusit të Tuzit, si komunë e pavarur, dhe për të vlerësuar kontributin e pazëvendësueshëm të të gjithë aktorëve politikë dhe diasporës.

    Tashmë, u takon shqiptarëve të Tuzit të dëshmojnë vizion, intuitë dhe largpamësi në drejtimin e komunës, përmes bashkëpunimit me pushtetin qendror, dhe garantimit të bashkëjetesës me malazezët dhe grupet e tjera etnike. #ShqiptarëtBashkë

    Dje u shënua një vit nga krijimi i Komunës së Tuzit. Tuzi u nda nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica, në shtator të vitit të kaluar dhe drejtohet nga shqiptarët. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dolën të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment