
Këngëtarja, Greta Koçi ka vendosur të ndajë një video shumë të bukur, të moshës 5 vjeçare ku kërcen dhe këndon duke imituar idhullin e saj të fëmijërisë, Adelina Ismailin.
Ajo duket në video bashkë me dy vajza të tjera të moshës së saj dhe vetëm 5 vjeçe, duket talenti i saj, në këndim dhe kërcim. Me një koreografi të realizuar nga vetë Greta, ajo shkruan se Adelinën e ka pasur idhullin e saj.
“Kjo jam unë 5 vjeçe duke kënduar dhe imituar një ndër këngët dhe këngëtaret më të dashura, Adelina Ismaili. Shikoni çfarë koreografie dhe çfarë fytyreee, ndërkohë që përball në TV shihja Adelinën”,-shkruan Greta Koçi bashkëngjitur videos së publikuar.
(R.L/Dosja.al)