Aktualitet

“Një vend pa memorie është një vend pa identitet”, protestë në Padova kundër shembjes së Teatrit Kombëtar (VD)

Protesta ishte paqësore dhe qytetarë italianë dhe shqiptarë, kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Featured image of article: “Një vend pa memorie është një vend pa identitet”, protestë në Padova kundër shembjes së Teatrit Kombëtar (VD) Protesta në Itali

ITALI- Shembja e Teatrit Kombëtar ka zemëruar dhe qytetarët që janë jashtë Shqipërisë. Sot në Padova në Itali, është organizuar një protestë para pallatit Moroni, në mbështetje të kauzës për Teatrin Kombëta. Protesta ishte paqësore dhe qytetarë italianë dhe shqiptarë, kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezentë dhe e ardhmja. Trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve, kundër popullsisë civile”, tha Elda Omari, arkeologe dhe historiane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo protestë është një mbështetje për artistët në Shqipëri, të cilët kërkojnë rindërtimin e godinës aty ku ishte dhe siç ishte.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment