Aktualitet

“Një vdekje e bukur…”/ Marsida Qatja mendon për vendimin drastik? Mesazhi që jep pas vrasjes në Kavajë

Marsida Qatja ka dhëmë mesazhin e radhës në rrjetet sociale.
Featured image of article: “Një vdekje e bukur…”/ Marsida Qatja mendon për vendimin drastik? Mesazhi që jep pas vrasjes në Kavajë Marsida Qatja

Tiranë- Pas thirrjes në Prokurori për deklaratat se rreth 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës, Marsida Qatja ka dhënë sërish një mesazh në rrjetet sociale.

“Një vdekje e bukur i jep nder gjithë jetës.( Francesco Petrarca)”, shkruan ajo në rrjetin social Facebook. Nuk dihet saktësisht se çfarë mendon në mendjen e saj Marsida Qatja por ky mesazh i ka habitur të gjithë.

Marsida Qatja u bë personazh i njohur pas vrasjes që ndodhi në banesën e saj në Kavajë.  Ajo u vu më 17 tetor nga gjykata e Kavajës nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, me arsyetimin se Marsida ka një fëmijë vetëm 2 vjeç, e që duhet ta ushqejë me gji.

30-vjeçarja Qatja, nënë e tre fëmijëve nga dy martesat e saj, u rimor disa herë në pyetje për të zbardhur shkaqet e vrasjes, por dëshmitë e saj kanë qenë të dyshimta dhe kontradiktore.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.

Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

Arsyet e ngjarjes vijojnë të jenë të pazbardhura. Pistat ku po hetohen janë dy, e para, ajo e xhelozisë dhe e trafikut të drogës. Pak ditë më parë Policia i sekuestroi pasaportën  për të mos e lejuar që të largohet nga vendi.

J.V/Dosja.al

Shto Koment