Bota

 “Një variant i ri i Covid po shpërndahet në Londër”/ Ministri i Shëndetësisë në Britani jep alarmin

Ministri Hancock njoftoi se pas mesnatës të së mërkurës, do hyjnë në fuqi rregullat e reja më të ashpra në disa zona.
Featured image of article:  “Një variant i ri i Covid po shpërndahet në Londër”/ Ministri i Shëndetësisë në Britani jep alarmin Ministri i Shendetesise ne Britani

LONDËR–  Ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock, deklaroi sot se një lloj i ri i koronavirusi po qarkullon në Londër dhe mund të përhapet me shpejtësi.

Hancock njoftoi se pas mesnatës të së mërkurës, do hyjnë në fuqi rregullat e reja më të ashpra, raporton Daily Mail.

Ai tha se zonat Hertfordshire dhe Essex gjithashtu do të hyjnë në ‘Nivelin 3’ të masave, nëse vijon të rritet numri i infeksioneve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hancock tha se shkencëtarët kishin identifikuar një ‘variant të ri’ të virusit që dukej se po ndikonte në rritjen e rasteve në jug të Anglisë.

Ne kemi identifikuar një variant të ri të koronavirusit, i cili mund të ndikojë në përhapjen më të shpejtë në jug-lindje të Anglisë. Deri tani kemi identifikuar mbi 1.000 raste me këtë variant, kryesisht në jug të Anglisë, megjithëse rastet janë identifikuar në gati 60 zona të ndryshme të autoritetit lokal dhe numrat po rriten me shpejtësi“, tha Hancock.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment