Sport

Një tjetër vend “kyç” sezonin, përkeqësohet situata në vendin fqinj dhe futbollistë të prekur nga koronavirusi

Situata me pandeminë në Maqedoninë e Veriut ka ardhur duke u përkeqësuar me hapjen graduale të vendit, ndaj sot u vendos që në qytetet e mëdha të rikthehet sërish izolimi
Featured image of article: Një tjetër vend “kyç” sezonin, përkeqësohet situata në vendin fqinj dhe futbollistë të prekur nga koronavirusi Foto Ilustruese

MAQEDONI E VERIUT-Futbolli në Maqedoninë e Veriut ishte ndërprerë që prej muajit mars, por disa ditë më parë u vendos për rifillimin dhe klubet kishin nisur përgatitjen në fushë, megjithatë sot do të duhet të shpërndahen sërish dhe të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Situata me pandeminë në Maqedoninë e Veriut ka ardhur duke u përkeqësuar me hapjen graduale të vendit, ndaj sot u vendos që në qytetet e mëdha të rikthehet sërish izolimi, për të mos lejuar daljen nga kontrolli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke ndjekur gjendjen shëndetësore, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive me Covid 19 të konfirmuara te disa futbollist te Renova dhe Shkëndija dhe më pas procesi i vetë-izolimit, Këshilli Drejtues solli vendim ta ndërpretë sezonin garues 2019/20 në Ligën e Parë.”, thuhet në komunikatën e FFM-së.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment