Sport

Një tjetër Schumacher në Formula 1, djali i ish-pilotit firmos me skuderinë Haas: Jam i lumtur që…

Hera e fundit që Michael Schumacher garonte në pistën e Formulës 1 ishte në 2012-ën, ndërsa tani thuajse 9 vite më vonë, do të jeta radha e djalit të tij 22-vjeçar që të provojë të regjistrojë të njëjtat suksese
Featured image of article: Një tjetër Schumacher në Formula 1, djali i ish-pilotit firmos me skuderinë Haas: Jam i lumtur që… Mick Schumacher

GJERMANI-Tani është zyrtare. Skuderia Haas ka njoftuar se ka nënshkruar me Mick Schumacher për sezonin e ri të Formula 1.Djali i ish-pilotit Michael u shpall kampion në F2 dhe do të garojë së bashku me pilotin rus Mazepin.Ardhja e Schumi jr në botën e Formula1 ishte përcaktuar disa kohë më parë dhe Ferrari ka një dorë në promovimin e tij, duke qenë se Haas është në orbitën e Maranello-s dhe Schumacher është pjesë e akademisë Cavallino.

Hera e fundit që Michael Schumacher garonte në pistën e Formulës 1 ishte në 2012-ën, ndërsa tani thuajse 9 vite më vonë, do të jeta radha e djalit të tij 22-vjeçar që të provojë të regjistrojë të njëjtat suksese në sportin më të ndjekur të automobilizmit.

“Falënderoj Ferrarin që ka pasur gjithmonë besim në aftësitë e mia dhe më ka mbështetur e krijuar kushtet që të shprehem më së miri në pistë. Kam qenë gjithmonë i bindur që një ditë do të garoj në Formula 1 dhe jam shumë i lumtur që bëj ëndrrën realitet”, tha Mick Schumacher.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe drejtuesi i skuadrës Ferrari, Mattia Binotto nuk e fshehu kënaqësinë që tashmë gjermani do të garojë zyrtarisht në Formulën 1 dhe theksoi se te Haas, 22-vjeçari do të ketë mundësinë të rritet gradualisht me shpresën që një ditë të drejtojë “kokëkuqen” italiane.

“Jam shumë i lumtur të njoftoj se Mick Schumacher do të debutojë sezonin e ardhshëm në Formula 1, duke drejtuar një makinë të një skuadre në partneritet të fortë me Ferrarin. Te skuadra amerikane Mick do të ketë mundësinë të rritet pa presion dhe i mbështetur vazhdimisht nga Ferrari Driver Academy.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment