Bota

Një tjetër premtim nga Bill Gates: Vaksina kundër Covid-19 do të jetë gati në…

Më tej fondacioni ka bërë me dije se nëse gjithçka shkon mirë, brenda një viti vaksina kundër koronavirusit do të ishte në prodhim të gjerë.
Featured image of article: Një tjetër premtim nga Bill Gates: Vaksina kundër Covid-19 do të jetë gati në… Bill Gates

SHBA– Gara për një vaksinë kundër Covid-19 është e madhe sot në botë.  Grupe të shumta ekspertësh dhe shkencëtarësh po punojnë për krijimin e një vaksine që  lufton koronavirusin.

Së fundmi nga mediat e huaja është mësuar se Fondacioni i miliarderit Bill Gates ka premtuar se do të përqendrohet me të gjitha burimet e tij në luftimin e koronavirusit.

Më tej fondacioni ka bërë me dije se nëse gjithçka shkon mirë, brenda një viti vaksina kundër koronavirusit do të ishte në prodhim të gjerë.

Themeluesi i Microsoft Corporation tha se fondacioni “Bill & Melinda Gates”, me mbi 40 miliardë dollarë të dhuruara për krijimin e vaksinës do t’i kushtojë “vëmendje totale” pandemisë së Covid-19 që ka vrarë më shumë se 350 mijë  njerëz në mbarë globin si edhe ka goditur rëndë ekonominë në mbarë botën.

 “Do të keni ekonomi me nivele të ulëta të aktivitetit për vite me radhë. Nëse gjithçka shkon mirë siç e kemi menduar, ne do të kishim në prodhim në shkallë të gjerë brenda një viti vaksinën kundër koronavirusit.“- është shprehur Gates.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera Gates ka thënë se Pandemia do t’i kushtojë ekonomisë globale “dhjetëra triliona dollarë.”

Fondacioni i tij ka kontribuar 250 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Kujtojmë gjithashtui Bill ka mbështetur edhe Organizatën Botërore të Shëndetit kundër akuzave të presidentit amerikan Donald Trump.

“OBSH është shumë, shumë e rëndësishme dhe në të vërtetë duhet të marrë mbështetje shtesë për të kryer rolin e tyre gjatë kësaj epidemie.”- u shpreh ai.

Burimi: Washingtonpost

A.C/Dosja.al

Shto Koment