Rajoni

Një tjetër person i infektuar me mutacionin e ri të Covid-19 zbulohet në Itali, kishte pasur kontakte me njerëz në Britani

Lajmi është konfirmuar dhe nga drejtori i Laboratorit Stefano Menzo, i cili ka thënë se personi ka pasur kontakt me njerëz në Britaninë e Madhe, pasi është zbuluar ai është izoluar bashkë me familjen e tij. 
Featured image of article: Një tjetër person i infektuar me mutacionin e ri të Covid-19 zbulohet në Itali, kishte pasur kontakte me njerëz në Britani Foto ilustruese

ITALI-Një rast i ri infektimi me mutacionin e Covid-19 është zbuluar në Itali. Sipas mediave italiane, rasti është identifikuar nga Laboratori i Virologjisë i ‘Ospedali Riuniti’ të Ankonës. Lajmi është konfirmuar dhe nga drejtori i Laboratorit Stefano Menzo, i cili ka thënë se personi ka pasur kontakt me njerëz në Britaninë e Madhe, pasi është zbuluar ai është izoluar bashkë me familjen e tij.

“Bëhet fjalë për një person që nuk ka patur lidhje direkte me Britaninë e Madhe ndërsa u zbulua pas simptomave të një ftohje të rëndë dhe tani është në izolim me familjen e tij. Ndërkohë ne kemi thelluar hetimet dhe e dimë tashmë që është varianti britanik i Covid-19,”-ka thënë drejtori i Laboratorit Stefano Menzo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë, në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit. Ndërkohë, raste të mutacionit të ri janë shfaqur dhe në vende të tjera jashtë Britanisë, si në Danimarkë, Holandë dhe Itali.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment