Aktualitet

“Një tjetër ‘lapsus’ i Berishës”/ Artan Hoxha: Jo doktor, nuk kishe shans të merrje me vete Fatmir Haklajn, ja çfarë ke thënë në miting

Artan Hoxha shprehet se ish-kryeministri Berisha ka bërë një tjetër lapsus mbrëmë në emisionin "Opinion". Sipas Hoxhës pas mitingut në Tropojë, Berisha ka dashur të marrë me vete Shkëlqim Haklajn dhe jo Fatmir Haklajn.
Featured image of article: “Një tjetër ‘lapsus’ i Berishës”/ Artan Hoxha: Jo doktor, nuk kishe shans të merrje me vete Fatmir Haklajn, ja çfarë ke thënë në miting Artan Hoxha, Fatmir Haklaj dhe Sali Berisha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish ndaj Sali Berishës, sa i përket deklaratave të këtij të fundit në emisionin “Opinion”.

Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se Berisha bëri një tjetër “lapsus” në këtë emision. Gazetari thotë se ish-kryeministri nuk kishe asnjë shans që të merrte pas mitingut në Tropojë, Fatmir Haklajn. Sipas tij, ky i fundit nuk ndodhej fare në Tropojë, pasi një ditë më parë i kishin bërë edhe atentat. Gazetari sqaron më tej se Berisha ka dashur të merrte me vete Shkëlqimin, vëllain e Fatmirit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga kaseta e publikuar ne emisionin Xhungel ne dhjetor 2007, degjohet qarte qe Berisha ka kerkuar te marre me vete nje nga vellezerit Haklaj, te cilin ne fakt eskorta qe e shoqeronte presidentin, nuk mundi dot t’i afrohej. Por nuk eshte Fatmiri Doktor, eshte Shkelqimi, i cili pikerisht per kete ngjarje, u vra 6 muaj me pas, ne priten e Qafe Luzhes, bashke me kunatin e Fatmir Haklajt, Artur Demiri, me 5 janar 1998…”, shkruan gazetari.

Postimi i plotë:

Nje nga “lapsuset” e bera ne rrefimin e djeshem ne emisionin Opinion.
Berisha deklaroi se donte te merrte me vete gjate mitingut ne Bajram Curri ne qershor 1997, Fatmir Haklajn… Jo doktor, nuk kishe asnje shans te merrje Fatmir Haklajn, sepse Fatmiri ate dite nuk ndodhej fare ne Tropoje. Ne te kundert historia e atij mitingu do te kishte qene tragjike.
Nje dite me pare, Fatmiri, kishte rene ne prite ne uren e Milotit, ndersa udhetonte drejt Tropojes me djalin e xhaxhait te tij, ndihmesgjyqtarin e gjykates Skrapar, Sokol Haklaj, me mikun e tij Agron Gjyriçi dhe me truprojen e Azem Hajdarit, Ibrahim Rustemi, oficer ne Garden e Republikes.
Gjate prites ne Milot, mbeten te vrare Sokol Haklaj dhe truproja i Azemit, Ibrahim Rustemi, ndersa Fatmiri dhe Agroni mbijetuan. Fatmir Haklaj nuk ndodhej ne Tropoje, sepse ishte duke transportuar kufomat e atentatit te Milotit. Fatmir Haklaj mberriti ne Tropoje, pasi presidenti Berisha, ishte larguar…
Nga kaseta e publikuar ne emisionin Xhungel ne dhjetor 2007, degjohet qarte qe Berisha ka kerkuar te marre me vete nje nga vellezerit Haklaj, te cilin ne fakt eskorta qe e shoqeronte presidentin, nuk mundi dot t’i afrohej.
Por nuk eshte Fatmiri Doktor, eshte Shkelqimi, i cili pikerisht per kete ngjarje, u vra 6 muaj me pas, ne priten e Qafe Luzhes, bashke me kunatin e Fatmir Haklajt, Artur Demiri, me 5 janar 1998….
Dhe pikerisht per te sqaruar, se nuk kishte gisht ne vrasjen e Shkelqimit, Azemi, thirri ne zyren e tij, ne godinen e PD-se, me 2 shtator 1998, plakun e Haklajve, Muharremin. Duke i kerkuar qe te bisedoje me djemte dhe ti ktheje pergjigje pas 10 ditesh, saktesisht me 12 shtator 1998, diten kur Fatmir Haklaj, e vrau bashke me truprojen e tij, Besim Çera, para selise se PD-se…
Ky është reagimi i tretë i Artan Hoxhës,  për deklaratat e Berishës në Opinion.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në ‘Opinion’ se e kishte dhënëdeklarimin e tij për vrasjen e Azem Hajdarit, qysh sa ndodhi ngjarja, dhe shtoi se nuk kishte marrë asnjë thirrje nga gjykata për t’u rithirrur si dëshmitar. Berisha shtoi se pas vrasjes së Hajdarit qëndron shteti, Fatos Klosi (ish-kreu i SHISH), dhe emra të tjerë të kohës. Dalja vjen në kohën kur ka nisur rigjykimi i Izet Haxhisë, dhe janë thirrur si dëshmitarë një sërë emrash që sipas gjykatës mund të kenë patur njohuri për ngjarjen, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.
J.V/Dosja.al 

Shto Koment