Sport

Një superlajm vjen për tifozat e Barcelonës në prag të ndeshjes me Manchester United

Ousmane Dembele është rikthyer në stërvitje me Barcelonën pas dëmtimit që pësoi kundër Lyonit në Champions League.
Featured image of article: Një superlajm vjen për tifozat e Barcelonës në prag të ndeshjes me Manchester United Lionel Messi dhe Ousmane Dembele.

Ousmane Dembele ka kaluar dëmtimin që kishte dhe është rikthyer në stërvitje me grupin e plotë të Barcelonës.

Sulmuesi francez, është kthyer në stërvitje para ndeshjeve shumë të rëndësishme me Atletiko Madrid dhe Manchester United ne Champions League.

Francezi kthehet pas një problemi në muskujt e kofshës, lëndim që e pësoi muajin e kaluar në fitoren 5-1 kundër Lyonit në Champions League.

Pritej që Dembele të mungojë kundër United, me ndeshjen e parë që do të luhet me 10 prill dhe ajo e kthimit gjashtë ditë më vonë në Camp Nou.

 

Dembele pritet të aktivizohet në duelin e fundjavës kundër Atletico Madridit dhe në mesjavë ndaj Manchester United.

B.N/dosja.al

Shto Koment