Politike

‘Një Sulltan i vogël që i vjen vërdallë Shqipërisë’, Dash Shehi sulmon Ramën, s’ia përton as Elvis Naçit: Merr me vete edhe ndonjë Hoxhë

Shehi e konsideron kryeministrin Rama si një sulltan të vogël që bredh nëpër Shqipëri, duke përdorur varfërinë e popullit shqiptar.
Featured image of article: ‘Një Sulltan i vogël që i vjen vërdallë Shqipërisë’, Dash Shehi sulmon Ramën, s’ia përton as Elvis Naçit: Merr me vete edhe ndonjë Hoxhë Dashamir Shehi

TIRANË- Shfaqja e kryeministrit Edi Rama është konsideruar si një shoë në këtë situatë të vështirë pas tërmetit. Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora thotë se situata është politizuar nga ana e mazhorancës.

Shehi e konsideron kryeministrin Rama si një sulltan të vogël që bredh nëpër Shqipëri, duke përdorur varfërinë e popullit shqiptar.

Dashamir Shehi: Situata nuk politizohet. Nuk bëhet për të hipur një person. Kush është ky? Mesia! Ky i ndërton shtëpiat, ky i ngre çadrat, ky i ngroh fëmijët!! Çfarë është ky shtet kështu?! Ky është sulltanat, vetëm injoranca pret që vetëm nga një vjen.

Artur Zheji: Kemi parë disa persona që i kanë puthur dorën kryeministrit. Kjo tregon që populli e do.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dashamir Shehi: Mos dil te ai popull ai është kaq hallexhi, saqë ai mendon se sikur ti kalojë ai brigadieri i zonës, ai mendon se është shpëtimtari. Një sulltan i vogël që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë, merr dhe një hoxhë me vete. Kjo është Shqipëria e 2020, me këtë do ti dalim përballë Evropës ne? Jo, jemi shumë prapa.

Marrë nga Ora news

Shto Koment