LIVE UPDATES
Editorial

Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

16 Nëntor 2020, 06:36 Nga DOSJA
Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në syrin e ciklonit i akuzuar nga kundërshtarët e tij si njeri që i shërben interesave serbe.

Po ti lexosh, një e nga një, bataretë kundër tij, ai herë përshkruhet si njeriu me maskë që kërkonte organe të varrosura në themelet e shtëpisë së verdhë, herë si mbledhësi i fakteve kundër komandantëve heroikë të UÇK, herë si asgjesuesi i kasetës filmike me krimet mostruoze të ushtrisë së Millosheviçit në Krushë të madhe dhe herë si kreu i një partie që ka votuar pro raportit të Dik Martit, kur ishte ne pushtet. Pra, po të mos humbasësh në cicmicet meskine, nëse i mori apo i shkatërroi xhirimet e kameramanit amator Bellanica, përktheu keq apo mirë në shtëpinë e Katushit, tabloja e totale që duan të japin këto denoncime është se lideri i opozitës paska bërë aq shumë mëkate sa s’mund të jenë të rastësishme, pra se ai qenkësh një poliagjent par exellence.

Ato mëtojnë të vërtetojnë se ai i ka shërbyer armiqve historikë të Shqipërisë që nga koha e studentllëkut e deri kur u fut në politikë, njësoj si Mehmet Shehu që u “rekrutua” nga agjenturat e huaja që në luftën e Spanjës, e punoi për to deri ditën kur hodhi radion marrëse -dhënëse në WC e shtëpisë së vet.

E njëjta “tablo sinoptike”, shumë e njohur për breza të tëra shqiptarësh, po shpaloset sot edhe për ta shpallur Lulzim Bashën tradhëtar.

Me sa duket aq shumë është rrënjosur kjo mënyrë konspirative e të menduarit në psikikën e një pjese të shoqërisë sonë dhe aq rrezik kanë të zënë vend këto akuza, patentën e të cilave e kishte diktatura komuniste, sa ato kanë kompleksuar edhe vetë liderin e opozitës.

Lulzim Basha nxitoi menjëherë pas tyre të vërë në llogarinë e tij në Twitter logon idiote “Liria ka emër”.  Ndonëse ky është një sllogan i vetëm një partie politike, që do të njësojë epopenë e luftës së UÇK-së me liderët e vet, Basha nuk i rezistoi dot modës për tu dukur patriot.

Ai shkoi edhe më tej. Duke komentuar akuzat kundër tij në Real Story, shigjetoi Ramën me të njëjtën mendësi konspirative, duke e fajësuar se po i fabrikonte ato po atë ditë që komandantët ishin në Hagë dhe kur ai takohej fshehtas me Vuçiçin.

Pra fabula është e njohur dhe e përsëritur deri në lodhje: kundërshtari politik është njëkohësisht spiun, tradhëtar, agjent i huaj. Këtë e ka vuajtur në kurriz edhe Fatos Nano pas deklaratave të përbashkëta me Papanderun e aq më shumë pas takimit me Millosheviçin në Kretë. Këtë e ka mbajtur mbi shpinë edhe Sali Berisha me lejimin e kontrabandës së naftës, me deklaratat për Rambujenë e deri tek ndarja e detit më Greqinë.

Këtë e ka përjetuar edhe Rama që kur i dha Goran Bregoviçit çelësin e Tiranës e deri tani kur duhet të përballet me planin për shkëmbim teritoresh dhe etiketimin si Zeografi Bis.

Edhe vetë Basha nuk e ka për herë të parë. “Zbulimet” për financimet ruse dhe aludimet se ngriti çadrën dhe protestat me frymëzim sllav, për të ndarë vendin nga perëndimi nuk i kanë munguar as atij.

Pra, e parë nga kjo perspektivë, të gjithë liderët tanë, njëri pas tjetrit dhe pa përjashtim, paskëishin qenë agjentë dhe tradhëtarë dhe gjithnjë kundërshtarët e tyre politikë u kanë shpalosur tablonë sinoptike që ua ka çjerrë maskën.

Kjo, mendësi e cila po rikthehet të bjerë tani mbi kreun e PD-së është sa groteske aq edhe idiote. Natyrisht, udhëheqësit tanë politikë nuk janë ëngjëj. Në dëshirën e tyre të verbër për pushtet ata mund ta kenë dëmtuar vendin ndoshta edhe shumë më tepër se sa një armik. Për egon dhe karierën e tyre ata mund të kenë bërë edhe pakte me djallin.

Por ama, nga këtu e deri tek riprodhimi i kopjeve të zbehta të filmave që kemi parë me grupet armiqësore të kohës së komunizmit, ka një hendek të madh. Të bësh politikë në këtë mënyrë është e ulët dhe e ndyrë. Ajo është ti thërrasësh në ndihmë instikteve më të kapluara nga paranoja, mendjeve më të pa afta për të arsyetuar, tifozëve më të verbuar nga urrejtja.

Kjo po bëhet sot ndaj Lulzim Bashës, i cili po vizatohet me penelatat e një agjenti të lashtë në shërbim të Beogradit, që ka mbledhur prova kundër shqiptarëve, që ka fshehur krimet e serbëve, që ka punuar për të përdhosur lirinë e Kosovës. Natyrisht, kjo është qesharake dhe as ai vetë nuk do duhej të kishte nevojë për tu mbrojtur nga sharlatanizma të tillë.

As ky shkrim dhe kjo mënyrë të argumentuari nuk mëton ta bëjë këtë. Sepse liderë si Basha, Rama dhe Berisha ndihen shumë më mirë kur u dalin për zot fanatikë të zjarrtë që kanë guximin të pohojnë se ata janë të pastër dhe kundërshtari i tyre është tradhëtari. Prandaj, kjo mënyrë e të shikuarit të gjërave nuk është as marje në mbrojtje e atij që po sulmohet sot nga socialistët dhe as e atyre që janë fshikulluar, dje, në të njëjtën mënyrë, nga demokratët.

Ajo është më shumë një apel për ti thirrur në ndihmë ndershmërisë dhe arsyes, duke hequr dorë nga ushqyerja e turmave budallaqe me skenare konspirativë. Sepse është vërtet e trishtueshme që katër dekada pas “zbulimit” të poliagjentit të fundit, të mos jemi në gjendje të gjejmë instrumenta të rij të luftës politike, përpos atyre që na la trashëgim Enveri.

Marrë nga Lapsi.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial akuzat e rames per dick martyn andi bushati akuzat e rames per dick martyn andi bushati

Sondazh

Poll
Editorial 14 Nëntor 2020, 17:52

Jam konfuze

Është e natyrshme që të kemi një mendim për gjithçka dhe të dimë se çfarë të bëjmë në çdo rast. Mendoni për një çast në një tem...

Editorial 10 Nëntor 2020, 15:29

Refuzimi i Drejtësisë si qëndrim nacionalist

Gjyqi në Hagë për ish-komandantët e UÇK-së që drejtojnë Partinë Demokratike të Kosovës, ka nxitur një reagim pothuajse të unifikuar në Shqipëri. Nga njër...

Editorial 9 Nëntor 2020, 08:11

Bideni – shpresë për BE

SHBA– Sa keq që Ursula von der Leyen nuk hap shishet e shampanjës. Presidentja e Komisionit të BE i ka të gjitha arsyet për ta tundur duke festuar këtë fundjavë...

Editorial 7 Nëntor 2020, 10:42

Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontribuon në gati 19% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, nga rreth 2%, që është mesatarja europiane....

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni