Rajoni

Një spiune në stafin e Kryeministrit Haradinaj? Shërbimi sekret heton bukuroshen misterioze

Ish-këshillltarja e Ramush Haradinajt është nën mbikqyrje të rreptë nga Inteligjenca e Kosovës pas dyshimeve për spiunazh.
Featured image of article: Një spiune në stafin e Kryeministrit Haradinaj? Shërbimi sekret heton bukuroshen misterioze Ish-këshilltarja e Kryeministrit Ramush Haradinaj, Nita Himaduna.

KOSOVË– Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur shqetësimin e tij të menjëhershëm për ish-këshilltaren e kryeministrit, Ramush Haradinaj. Nita Himaduma, bukuroshja që u përfshi në politikën kosovare, tërhiqte vëmendjen dhe për pamjen e saj të bukur.

Por, në një shkresë të dërguar drejtorit të Agjensisë së Kosovës për Inteligjencën , Behgjet Pacolli i ka kërkuar verefikim të imtësishëm, për Nita Himadunan.

“Duke pasur parasysh që në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, që nga fillimi i punës sime, ka pasur ndryshime në stafin diplomatik, ju drejtohem përmes kësaj letre me kërkesën që AKI-ja, me procedurë urgjente të bëjë verifikimin e Znj. Nita Himaduna, e cila është emëruar konsulle në Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në Nju Jork – SHBA. Duke i pasur për bazë këto që u thanë më lartë, posaçërisht dyshimet për lidhje të saj me punonjës të shërbimeve serbe të inteligjencës, është vlerësuar me interes që Nita Himaduna të mos ketë qasje (punësohet në pozitë të ndjeshme) në institucionet e Republikës së Kosovës, pasi që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës”, -shkruhet në letrën dërguar shërbime të inteligjencës.

Sipas KST dyshohej gjithashtu se Nita Himaduna keqpërdorte buxhetin e shtetit, duke rezervuar dhoma luksoze hoteli, në emër të Zyrës së Kryeministrit.

Por, këto pretendime ish-këshilltarja e Kryeministrit i ka quajtur të pabaza: “Boll keni rrejt. Apet me rrejtë nuk bon”.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment