Sport

Një shqiptar në 11-shin më të mirë të futbollit rus, zyrtarisht larg zonës së ftohtë

Bashkë me të luan edhe ish-futbollisti i Skënderbeut, Bernard Berisha
Featured image of article: Një shqiptar në 11-shin më të mirë të futbollit rus, zyrtarisht larg zonës së ftohtë Foto ilustruese

Një futbollist shqiptar po fiton terren në futbollin rus. Bëhet fjalë për Odise Roshin. Skuadra e tij, Akhmat Grozny, në fundjavë fitoi 4-2 kundër Krylya Sovetov.

Me këtë rezultat, ekipi çeçen u largua nga vendi i fundit në tabelën e klasifikimit. Dy lojtarët shqiptarë që luajnë atje janë Roshi dhe Bernard Berisha (ish-futbollist i Skënderbeut).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqiptari i Kosovës shënoi golin e katërt pas asistit të Roshit. “Raketa kuqezi” shmangu mbrojtësit vendas dhe nxori Berishën me portën e boshatisur.

Roshi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Premier Leaguen Ruse. Një vlerësim shumë i rëndësishëm për 29-vjeçarin që mbetet senator i Akhmatit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment