Kulture

Një rrëfim për veten dhe bashkëshortin, Helena Kadare: Ismaili nuk po shkruan më, ndjehet në faj se nuk po fiton “Nobelin”. Këshilla që më dha kur po shkruaja “Kujtimet”

VIDEO
Sa i përket çmimit "Nobel", Helena tregoi bashkëshorti i saj ndjehej në faj, pasi prej vitesh i nominuar nuk kishte mundur që ta fitonte për ta sjellë më pas edhe në Shqipëri. 
Featured image of article: Një rrëfim për veten dhe bashkëshortin, Helena Kadare: Ismaili nuk po shkruan më, ndjehet në faj se nuk po fiton “Nobelin”. Këshilla që më dha kur po shkruaja “Kujtimet” Helena dhe Ismail Kadare

TIRANË– Shkrimtarja Helena Kadare në një intervistë  për Abc Neës rrëfen detaje rreth jetës së saj më shkrimtarin e njohur dhe botimeve të saj që në qendrën e tyre kanë pasur femrën shqiptare. Sipas bashkëshortes së shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, ky i fundit nuk po shkruan më gjë, pasi ka dhënë mjaftueshëm për letërsinë për 60 vite. Sa i përket çmimit “Nobel”, Helena tregoi bashkëshorti i saj ndjehej në faj, pasi prej vitesh i nominuar nuk kishte mundur që ta fitonte për ta sjellë më pas edhe në Shqipëri. 

INTERVISTA E PLOTË:

Pyetje: Erdhët me emocion, sepse po jetojmë në kohë të vështira.

Helena Kadare: Po ka shumë muaj që po jetojmë mbyllur atje në breg të detit dhe mezi prita që erdha. dhe që pashë fytyra të dashura. KAm që në fund të majit në Durrës. Më duket vetja si qeni i lëshuar nga zinxhiri. Kisha shumë qejf që do të vija në Tiranë. E dua shumë Tiranën.

Pyetje: Si e ndjeve?

Helena Kadare: Shumë. U emocionova. Ishin fjalë që jo se nuk i prisja, por nga personat që i thanë. Unë si përballoj dot emocionet. I shkava këtij momenti.

Pyetje: Edhe në romanet i dedikoheni marrëdhënieve bashkëshortore? Pse ke përzgjedhur gjithmonë gruan?

Helena Kadare: E ndjej më afër. Doja ta shikoja shumë më të privilegjuar. Të respektohet për faktin që është grua. 90% e fytyrave janë miq tanë, por mesa duket unë afrohem me njerëzit që i respektojnë gratë.

Pyetje: Keni realiuzuar romane, dhe libër me kujtime dhe përkthime. Iu thatë që përkthimi është derë e madhe që të ka njohur me shumë botë.

Helena Kadare: Librat që më kanë shënjuar, ka qënë që t’ua jap edhe të tjerëve. Kam zgjedhur ato libra që mund të prekin zemrat e grave.

Pyetje: Kur ke shkruar kujtimet e ke quajtur të rëndësishme, i qëndron?

Helena Kadare: I kam kushtuar 15 vjet atij libri. Kur e mbarova mu duk jeta si pa kuptim.

Pyetje: Nuk ka qënë shumë dakord Kadare, sepse nuk i pëlqen kujtimet?

Helena Kadare: Më dha një këshillë të rëndësishme. Shiko nëse ke vendosur ta bësh këtë gjë. Bëje por mos i zbukuro ngjarjet. Lexuesi e kupton menjëherë. Po arrite që ta bësh këtë, bravo të qoftë. Dhe ashtu bëra edhe ato që thashë për të dhe çudirat e tij. Nuk tha gjë. Më tha thuaji ashtu siç i mendon. Në fakt të gjithë lexuesit më thonë që në asnjë vend nuk ndjehet asnjë falsitet. Nuk ka pasur asgjë negative. Edhe në Francë është pritur mirë, por mua më ka interesuar çfarë ndodh në Shqipëri.

Pyetje: Pse?

Helena Kadare: Sepsegjithçka që ndodh këtu më intereson. Dua të di që punët shkojnë mirë vetëm këtu. S’më intereson ç’ndodh andej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: Është e vështirë të jesh bashkëshortja e Kadaresë?

Helena Kadare: Është shumë e vështirë. Kaq shumë e dua këtë profesion, saqë nuk më duket sikur kam bërë ndonjë sakrificë. Nuk më duket, se ia do shkruaja edhe 4 libra më shumë unë vetë. Kurse ajo kohë që i kam dedikuar atij, nuk është natyrë e lehtë Ismaili, por e kam përballuar edhe atë gjë. S’kam asnjë pikë egoizmi. Përkundrazi, madje kam dashur të fshihem. Edhe në ceremoni gjeja vende nga fundi. E kam bërë me dëshirë.

Pyetje: Është e lodhshme?

Helena Kadare: Shumë

Pyetje: Aktualisht nuk po shkruan gjë Kadareja?

Helena Kadare: Jo nuk po shkruan gjë. I them i ke shkruar të gjitha. I ka thënë të gjitha për 60 vjet.

Pyetje: Kur ka qënë momenti më i vështirë?

Helena Kadare: Pashallarët e Kuq, u bë një plenuim i tërë. Kishte që devijonin rrugën por jo të afërmit.

Pyetje: Momenti më i bukur?

Helena Kadare: Kur mori çmim në Spanjë. Ishte shfaqje që ngela pa mend. U bënë shumë takime me lexuesit. Vajzat tona panë dhe kënaqën Spanjën, ne jo.

Pyetje: Prej 3 vitesh se ka mbajtur mendjen tek Nobeli.

Helena Kadare: Sigurisht, por hoqa brengën. Kulmi është që Ismailit i duket fajtor sepse populli i tij e pret titullin. Dhe ndjehet fajtor që nuk ua jep këtë kënaqësi. Po shkruaj disa tregime, ndoshta dhe i nxjerr. Janë ndodhi të jetës. Gjëra që i kam jetuar vetë. Nuk më frymëzon asgjë.

Pyetje: Nusja dhe shtetrrethimi…

Helena Kadare: Nuk e mbaja si punë të rëndësishme. Por çuditëisht u prit me shumë duartrokitje. Dhe nuk më erdhi turp nga asnjë frazë.

Pyetje: Cili është mesazhi për gratë dhe vajzat?

Helena Kadare: Të bëjnë atë që duan vetë. Sado që të kushtojë. Se kushton shumë.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Një rrëfim për veten dhe bashkëshortin, Helena Kadare: Ismaili nuk po shkruan më, ndjehet në faj se nuk po fiton “Nobelin”. Këshilla që më dha kur po shkruaja “Kujtimet”

  1. Tre mote qe nuk e paskeni pritur me Nobelin, dhe nuk i thate gje partizaneve dhe ndjekesve Tuaj?! Ata jane therur , share e mallkuar dhe ju nuk thate nje fjale?
    Ata jane akuzuar si antishqiptare, te tjere qe thoshin se "sidomos kete vit, Isa kishte shanset me te medha per ta fituar ate Cmim qe do ishte dhurate e madhe e shqiptareve?
    Ju thoni qe malua ndjehej fajtor perpara shqiptareve, qe nuk ua sillte Cmimin e Madh?!
    Po pse nuk ua tha atyre qe e dinin se ai nuk ka per ta marre kurre se eshte takuar vetem nje here me shokun enrev hoxha?!

Shto Koment