Showbiz

Një ribashkim?/ Kapet mat! Brad Pitt largohet me motor nga rezidenca e Angelina Jolie, qëndroi më shumë se dy orë në shtëpinë e ish bashkëshortes

Brad kishte veshur një xhaketë të gjelbër dhe një palë xhinse, ndërsa në kokë kishte vendosur një helmetë. Thuhet se aktori qëndroi më shumë se dy orë brenda shtëpisë së Jolie në Los Angeles.
Featured image of article: Një ribashkim?/ Kapet mat! Brad Pitt largohet me motor nga rezidenca e Angelina Jolie, qëndroi më shumë se dy orë në shtëpinë e ish bashkëshortes Brad Pitt, Angelina Jolie

AMERIKE– Brad Pitt është parë të largohet nga shtëpia e ish bashkëshortes së tij Angelina Jolie. Aktori i njohur është larguar nga rezidenca me motor.

Mediat e huaja shkruajnë se ish-çifti banon më pak se 10 minuta larg njëri-tjetrit dhe ai u kap në foto nga paparazzët.

Brad kishte veshur një xhaketë të gjelbër dhe një palë xhinse, ndërsa në kokë kishte vendosur një helmetë. Thuhet se aktori qëndroi më shumë se dy orë brenda shtëpisë së Jolie në Los Angeles.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Brad Pitt

Në fillim të këtij muaji, Angelina, 45 vjeçe, foli haptas për divorcin e tyre, për herë të parë. Ajo tha se ndarja nga ylli i filmit në vitin 2016 ishte vendimi i duhur për mirëqenien e familjes së saj.

Nuk dihet se nëse ky takim ka pasur si qëllim takimin me fëmijët apo ka qënë një përpjekje e Brad për tu rikthyer me aktoren me të cilën ka qënë i martuar më shumë se 10 vite.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment