Rajoni

“Na mirëpritën, kishin dëshirë të na qerasnin me birra”, gazetari i “Daily Mail” tregon pritjen në Prishtinë gjatë ndeshjes

Gazetari anglez ka treguar se në Kosovë tifozëve anglezë u është bërë një mikëpritje e madhe në ditën e ndeshjes. Ai theksin se shqiptarët e Kosovës i qerasnin edhe me birra.
Featured image of article: “Na mirëpritën, kishin dëshirë të na qerasnin me birra”, gazetari i “Daily Mail” tregon pritjen në Prishtinë gjatë ndeshjes Foto nga stadiumi në Kosovë.

Kosovë- Disa ditë më parë u luajt ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë, ku triumfuan anglezët.

Për këtë ndeshje ka bërë një shkrim edhe gazetari sportiv i “Daily Mail”, Adam Shergold,  për të cilën është shprehur se është një ndeshje jashtë fushe aspak e zakontë për Anglinë. Ai thekson se shqiptarët e Kosovës ishin shumë miqësorë, madje donin të qerasinin edhe me birra tifozët anglezë.

“Bulevardi “Nënë Tereza ishte i mbushur me flamuj anglezë dhe kosovarë. Njerëzit në Prishtinë kishin dëshirë të na qerasnin me birra përpara ndeshjes dhe, edhe pse nuk flisnin shumë anglisht, na bënë të ndiheshim të mirëpritur, edhe pse ishim shumë larg vendit tonë. Provuam tension në vizitat tona në Malin e Zi dhe Bullgari, dy vende në kufi me Kosovën. Si një tifoz që e kam ndjekur Anglinë brenda dhe jashtë, kjo ishte hera e parë që kam ndjerë një pritje kaq të ngrohtë dhe një admirim e vlerësim kaq të madh për vendin tim”, shkruan gazetari i Daily Mail.

Një tjetër detaj që ai veçon është vendosja e një “billboardi” të madh në aeroportin e Prishtinës me një foto të Raheem Sterling dhe mesazhi “Mirëserdhët, vëllezër”. Këtë veprim ai e ka përlqyer shumë.

“Një kontrast i madh me vizitat në Malin e Zi dhe Bullgari, ku Sterling dhe Rashford u bënë viktima të koreve raciste”, shkruan gazetari  ndër të tjera në artikullin e tij.

Burimi: Daily Mail

J.V/Dosja.al 

Shto Koment